Sipas tij, Kosova duhet që ose ta formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ose ta shfuqizojë këtë – sepse i ka votat e nevojshme në Kuvend.
“Kosova duhet të lëvizë edhe sa i përket Asociiacionit ose do ta themelojë sipas Kushtetuës ose duhet ta shfuqizojmë atë, Qeveria e ka shumicën nëse i ka akuzuar qeveritë e kaluara: kjo qeverisje ka bërë gabime, ka ratifikuar marrëveshje atëherë i ka numrat”, tha ai.
Madje, Hoti në emisionin “Ditari” në Tëvë 1 vlerëson se nëse qëndrohet në këtë “status-quo” atëherë nuk mund të zgjidhen problemet me Serbinë.
“Epo atëherë kjo ‘status quo’ nëse rrimë kështu kë e presim ne, kush do të na i zgjidh problemet? Vetëm duke u takuar me Borrelin e Lajcakun për rezultatet e të cilave asgjë s’dimë, ndodh një takim dhe thuhet biseduam, ka përafrim të qëndrimeve, por nuk e dimë cilat janë qëndrimet pra ka një mostranpsarencë totale”, shtoi ai./teve1.info/