TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hoti i shkruan Kallasit, kërkon të merren hapa konkretë për të detyruar Serbinë që t’i hapë arkivat për të zhdukurit

by tëvë1
1 vit ago
2
A A
Hoti i shkruan Kallasit, kërkon të merren hapa konkretë për të detyruar Serbinë që t’i hapë arkivat për të zhdukurit

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar nga Kosova për të Pagjeturit, Andin Hoti ka thënë se sot në 17-vjetorin e Pavarësisë kujtojmë me krenari sakrificat e gjithë atyre që luftuan për lirinë dhe të drejtën tonë për të jetuar të lirë dhe të pavarur.

Hoti ka thënë se ndërsa festojmë këtë ditë historike, nuk mund të harrojmë ata që ende nuk janë rikthyer pranë familjeve të tyre.

“1,591 qytetarë të Kosovës vazhdojnë të jenë të zhdukur për shkak të krimeve të planifikuara, të orkestruara, dhe të kryera nga Serbia gjatë luftës së vitit 1998-1999”.

Tutje, ai ka thënë se në përpjekje për të vënë drejtësinë në vend dhe për të zbardhur të vërtetë, Qeveria e Kosovës ka dërguar një letër më 12 shkurt drejtuar përfaqësuesës së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, duke kërkuar hapa konkretë për të detyruar Serbinë të bashkëpunojë dhe të hapë arkivat shtetërore të saj, përfshirë ato ushtarake, policore dhe të inteligjencës.

“Në këtë letër, kemi kërkuar:

– Hapjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të arkivave shtetërore të Serbisë, të cilat përmbajnë informacione kyçe mbi vendndodhjen e të zhdukurve.

– Bashkëpunim të plotë për zbardhjen e rolit të forcave paramilitare dhe bashkëpunëtorëve serbë, të cilët, me mbështetjen e regjimit të Millosheviqit, ekzekutuan dhe zhdukën mijëra shqiptarë.

– Llogaridhënie për refuzimin e vazhdueshëm të Serbisë për të dorëzuar informacion mbi varrezat masive të njohura brenda territorit të saj.

Pavarësia jonë është arritur me sakrifica të mëdha dhe ne nuk mund të lejojmë që viktimat e gjenocidit të harrohen apo të mohohet e drejta e familjeve për të ditur të vërtetën. Serbia vazhdon të mohojë përgjegjësinë e saj dhe të sabotojë përpjekjet për drejtësi, duke refuzuar të zbulojë të dhënat mbi vendndodhjen e të zhdukurve. Kosova ka ndërtuar paqen mbi drejtësinë dhe të vërtetën, dhe nuk do të ndalemi deri sa secili i zhdukur të kthehet tek familja e tij dhe Serbia të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera.

Lavdi të rënëve për liri! Nderim për të zhdukurit me dhunë! Gëzuar Pavarësinë, Kosovë!”, ka shkruar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria i reagon Pecit: Hedhja poshtë e kallëzimit penal lidhet me dy funksione, jo me grantet

Prokuroria i reagon Pecit: Hedhja poshtë e kallëzimit penal lidhet me dy funksione, jo me grantet

Rritja e çmimeve, Kusari-Lila: Do të caktohet marzha e fitimit mbi të cilat nuk guxon të tregtohet

Rritja e çmimeve, Kusari-Lila: Do të caktohet marzha e fitimit mbi të cilat nuk guxon të tregtohet

Hajdari: Qeveria ka ndërhyrë aty ku duhej, propozimi i opozitës për TVSH-në dhe akcizën pa plan konkret

Hajdari: Qeveria ka ndërhyrë aty ku duhej, propozimi i opozitës për TVSH-në dhe akcizën pa plan konkret

Zgjedhja e presidentit, LVV insiston: Do të bëjmë çmos që të shmangen zgjedhjet

Aro Muric: Çka kemi arritur shkon përtej rezultateve, koha jonë do të vijë

Aro Muric: Çka kemi arritur shkon përtej rezultateve, koha jonë do të vijë

Sulmuesi Brajan Gruda i ‘mbyll derën’ Shqipërisë: Prioritet mbetet Gjermania

Sulmuesi Brajan Gruda i ‘mbyll derën’ Shqipërisë: Prioritet mbetet Gjermania

LDK kërkon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën

LDK kërkon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën