TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoti i dërgon letër Borrellit për mosbashkëpunimin e Serbisë për të pagjeturit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Hoti: Nuk pres që çështja e të pagjeturve të trajtohet në takimin Kurti – Vuçiq

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, Andin Hoti i ka dërguar sot një letër përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell për mosangazhimin e Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë nga ushtria serbe gjatë luftës në Kosovë.

Në letrën e publikuar, Hoti ka thënë se pavarësisht letrës që i ka dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 1 qershor, Serbia ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për këtë çështje.

“Në përputhshmëri me marrëveshjet me Serbinë, më 01.06.2023, e kam dërguar kërkesën e parë zyrtare tek Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të pasur akses të plotë në arkiva, por pa u kufizuar në dosjet e klasifikuara që prodhohen në Komandën e Shpërbërë të Brigadës së Motorizuar të Ushtrisë së 37-të Jogosllave. Me dhënien e aksesit të plotë në këtë material, do të shërbente të zbulohen rrethanat e të vrarëve dhe transferimi i eshtrave të zhdukur me forcë si dhe do të kontribuoj direkt në zbardhjen e fatit nga zhdukjet me forcë në rajonin e Drenicës. Edhe pse kanë kaluar katër muaj që nga miratimi i Deklaratës dhe tre muaj që kur letra e lartpërmendur i është dërguar z.Vuçiqit, ende nuk ka një përgjigje nga Serbia”, ka shkruar ai.

Teksa ka shtuar se ky mos përkushtim i Serbisë i rrezikon përpjekjet për të mos pasur përparim në zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

“Mungesa e bashkëpunimit nga Serbia për të përmbushur përkushtimin e tyre rrezikon përpjekjet tona të përbashkëta për të bërë përparim konkret në zgjidhjen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur me forcë, përmbushjen e detyrimeve tona dhe lehtësimin e vuajtjeve të tmerrshme të familjeve”, ka përfunduar letrën Hoti.

Deklarata për Personat e Zhdukur u nënshkrua më 2 maj të këtij viti nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në takimin e nivelit të lartë politik në kuadër të dialogut mes dy vendeve.

Aty, palët janë zotuar se do të angazhohen për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Sipas Deklaratës në nënshkruar në Bruksel, brenda 40 ditësh nga miratimi do të duhej të formohej një komision i përbashkët, por i njëjti nuk është formuar ende. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku për “Katanën”:  Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Abdixhiku për “Katanën”: Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

Trump: Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet së shpejti, pavarësisht pasigurive në bisedime

Abdixhiku për “Katanën”:  Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Abdixhiku për “Katanën”: Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Apeli vërteton dënimin me 25 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit për çështje pronësore

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

IPK arreston një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën