TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hoti: Do të bëhet Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare, synimi është dinjiteti

by tëvë1
1 orë ago
0
A A
Hoti: Do të bëhet Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare, synimi është dinjiteti

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës së UÇK-së, Andin Hoti ka thënë se synon bashkëpunim dhe mbajtje “jashtë politikës” me të gjitha kategoritë e dala nga lufta.

Ai ka thënë se për këtë u ka dërguar ftesë për një takim të gjitha kategorive.

Hoti në një intervistë për emisionin “Këndi i Debatit”, në Tëvë1, ka thënë se shqetësimet e tyre do t’i ketë prioritet.

E një prej shqetësimeve të veteranëve ka qenë edhe ligji që atyre u kufizonte marrjen e pensionit të veteranit duke qenë në marrëdhënie pune.

Hoti ka thënë se këtë ligj do ta ndryshojë.

“I kam druga ftesë edhe OVL-UÇK-së edhe kategorive tjera të dala nga lufta. Javën tjetër i kam takimet disa veç e kanë konfirmuar. Shpresoj që të kem bashkëpunim të mirë me të gjitha shoqatat e dala nga lufta. Nuk tentoj dhe nuk ishte dashur, as ato e as unë të fusim politikën në mes nesh. Disa prej shqetësimeve të tyre siç ka qenë problemi i ligjit që ua ka kufizua të drejtën me marrë pension, kjo veç është realizua në një pjesë gjysmake, por ne do të vazhdojmë të punojmë, pres ndryshimin e ligjit në kudër të ligjeve që veç i kam adresua, që të ndryshohet ky projektligji dhe tu lejohet veteranëve që të marrin pensionin edhe ata që punojnë në sektorin publik”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se synim e ka trajtimin me dinjitet për këto kategori, ku edhe ka premtuar miratimin e Ligjit për Vlerat e Luftës Çlirimtare.

“Synimi është dinjiteti, është synim që të krijohet Ligji për vlerat e Luftës Çlirimtare, unë do ta iniciojë këtë ligj. Është kërkesë edhe prej shumë kategorive të luftës”, është shprehur ministri Hoti në Tëvë1.

Ai ka thënë se problemet me veteranët kanë qenë të trashëguara dhe procesi gjyqësor ua ka pamundësuar që të bëjnë ndërhyrje në listat e veteranëve ku dyshohet se ka pasur fryrje të numrit.

Tags: HotiLigji per Vlerat e Luftës ÇlirimtareTeve1Veteranet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Buja: Krasniqi figurë unifikuese, do të pranohej për president edhe nga LVV e Vjosa Osmani

Buja: Krasniqi figurë unifikuese, do të pranohej për president edhe nga LVV e Vjosa Osmani

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

Hoti: Ngjarje si “Epopeja e UÇK-së” duhet në na gjejnë të bashkuar

Hoti: Ngjarje si “Epopeja e UÇK-së” duhet në na gjejnë të bashkuar

Rama e Vuçiq i kërkojnë BE-së që vendet e tyre të hyjnë në Tregun Europian dhe Schengen

Rama e Vuçiq i kërkojnë BE-së që vendet e tyre të hyjnë në Tregun Europian dhe Schengen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën