TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hodaj: E përbashkëta e personave të bastisur sot nga ZPS, është se janë ish-këshilltarë të Thaçit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Hodaj: E përbashkëta e personave të bastisur sot nga ZPS, është se janë ish-këshilltarë të Thaçit

Avokati Taulant Hodaj, ka thënë se bastisjet e sotme të ZPS-së, në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj dhe në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, janë vazhdimësi e disa bastisjeve që janë bërë më herët.

Hodaj tha se në bazë të ligjit për klasifikimin e dokumentacioneve, ish-drejtori i Agjencisë nuk do të duhej të kishte dokumentacion të klasifikuar në shtëpinë e tij, pasi sipas avokatit, ato dokumentacione dihet se si ruhen dhe si sistemohen.

“Këto bastisje që kanë ndodhur sot mendoj që janë vazhdimësi e disa bastisjeve që janë bërë më herët. Nëse i shohim personat konkretë që bastisen, të përbashkët të tyre kanë që një pjesë ose të gjithë këtë janë ish-këshilltar të presidentit Thaçi. Po në bazë të ligjit për klasifikimin e dokumentacioneve ish drejtori i Agjencisë ai nuk do të duhej të kishte dokumentacion të klasifikuar në shtëpinë e tij, sepse ato dokumentacione dihet si ruhen dhe si sistemohen dhe nuk do të duhej të mbahen në shtëpitë private të personave që ushtrojnë ato pozita nuk mendoj që ai ka pasur një gjë të tillë po normal që pastaj nëse ka pasë një gjë të tillë edhe prokuroria duhet ta ketë parasyshë që janë dokumentacione të klasifikuara dhe deklasifikimi bëhet në përputhje me ligjin”, tha Hodaj në Tëvë1.

Teksa i pyetur nëse ka dyshime se personat të cilët janë bastisur sot po e pengojnë punën e Gjykatës, Hodaj tha se “ajo do të jetë”.

Kjo pasi sipas tij, nga informacionet publike e njëjta kishte ndodhur edhe për një ish-këshilltar të mëhershëm të ish-presidentit Thaçi.

“Ajo do të jetë sepse në bazë të informacioneve publike që kanë qenë më herët kundër një ish-këshilltari të mëhershëm të ish-presidentit, ka qenë mu për këtë arsye. Dhe nga deklarimi publik i avokatit përkatës, kuptohet që është për këto dhe rrjedhimisht konsiderojmë që është për këto vepra penale. Por besoj që shumë shpejtë do të jenë edhe informacionet publike nga vet Gjykata Speciale, ku do të tregojë se për çka dyshohen, apo për çfarë arsye janë bërë këto bastisje”, shtoi Hodaj në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Kujtojmë që sot Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë, ka kryer bastisje në shtëpinë e Bashkim Smakajt.

Derisa në mëngjesin e hershëm, bastisje ka pasur edhe në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi./teve1.info./

EULEX-i bastisë shtëpinë e Bashkim Smakajt dhe banesën e Blerim Shalës

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Ditari: 07.04.2026

Ditari: 07.04.2026

Sulmet ajrore izraelite godasin linja hekurudhore dhe ura në të gjithë Iranin

Sulmet ajrore izraelite godasin linja hekurudhore dhe ura në të gjithë Iranin

Izraeli kryen sërish sulme në Gaza, 10 të vdekur

Izraeli kryen sërish sulme në Gaza, 10 të vdekur

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra tjetrën për sulme me dronë gjatë natës

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra tjetrën për sulme me dronë gjatë natës

Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën