TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Historiku i vendimeve të Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Historiku i vendimeve të Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me Serbinë, në çështjen e targave dhe dokumenteve të udhëtimit nxiti reagimin e Beogradit, e që u reflektua edhe në tensionim të situatës në komunat veriore të vendit.

Në mesin e këtyre tensioneve, pikëpyetja më e madhe ishte, nëse është koordinuar ose jo qeveria me ndërkombëtarët për masën e reciprocitetit?

Të martën kur edhe zyrtarisht kishim hyrë në afatin 30 ditësh të shtyrjes së reciprocitetit, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se vendimet e Qeverisë ishin në koordinim të plotë me komunitetin ndërkombëtarë.

Reciprociteti me Serbinë, është çështje e cila në vazhdimësi ka ngjallur reagime e tensione, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e këndej.

Kjo masë për herë të parë ishte marrë në vitin 2011, pasi Serbia  nuk i njihte vulat e Republikës së Kosovës dhe këtij problemi autoritet në atë kohë iu përgjigjën po ashtu me mos njohje të vulave, apo reciprocitet.

Ky vendim ishte marrë nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë në atë kohë, Mimoza Kusari Lila.

Sot, pas 11 viteve, Kusari – Lila, kujton për tëvë1 rrethanat në të cilat ishte marr vendimi për reciprocitetin.

“Asokohe isha ministre e Tregtisë dhe Industrisë dhe masa e reciprocitetit kishte të bënte me funksionimin apo veprimtarinë ekonomike. Ka qenë dialogu në Bruksel duke u zhvilluar nga asokohe kryenegociatoria Edita Tahiri, e cila diskutonte për pranimin e vulave të Doganave të Kosovës që nuk pranoheshin që nga shpallja e Pavarësisë, gjegjësisht prej vitit 2008 – 2011.  Ka pasur përpjekje të vazhdueshme dhe zonja Tahiri ende ishte në Bruksel kur më informoi që nuk ka asnjë dakordim edhe asnjë lëvizje nga pala serbe për të pranuar vulat e Doganave të Kosovës….në atë kohë ka qenë zgjidhja e vetme vendosja e masave të reciprocitetit”, tha Kusari – Lila.

Në vitin 2016, Kosova merr edhe një vendim tjetër për reciprocitet me Serbinë. Kësaj radhe  kishte të bënte për transportin e naftës dhe të gazit. Kjo pasi pala serbe nuk pranonte certifikatat që Kosova lëshonte për shoferët dhe automjetet që bartin materie të rrezikshme. Po këtë vit, u vendos edhe reciprociteti për çështjen e teksteve shkollore, pasi Serbia pati pamundësuar dërgimin e një kamioni me libra për shqiptarët e Luginës.

Më pastaj më 1 shtator të vitit 2021 Qeveria e Kosovës mori vendim për reciprocitet në çështjen e targave me Serbinë. Edhe ky vendim pati nxitur tensione në veri. Më pastaj palët u dakorduan në Bruksel për të vazhduar me letrat ngjitëse në targa.

Konkluzionet e marrëveshjeve që kanë të bëjnë me targat dhe lirinë e lëvizjes përmes pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, datojnë që nga viti 2011, mirëpo pala serbe asnjëherë nuk ka shprehur gatishmëri për zbatimin e tyre.

Raporti i gazetarit Valmir Gallopeni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Historike: Kosova në “play-off”, kërkon kualifikimin direkt në Botëror

Historike: Kosova në “play-off”, kërkon kualifikimin direkt në Botëror

Sllovenia shënon autogol, Kosova me dy gola në epërsi

Sllovenia shënon autogol, Kosova me dy gola në epërsi

Kosova mbyllë në epërsi pjesën e parë kundër Sllovenisë

Kosova mbyllë në epërsi pjesën e parë kundër Sllovenisë

Përparim Rama mbështet protestën për ish-krerët e UÇK-së: Prishtina është me ju

Përparim Rama mbështet protestën për ish-krerët e UÇK-së: Prishtina është me ju

KB Policia e Kosovës shënon fitoren e tretë radhazi, triumfon bindshëm ndaj KB Sfera

Osmani i jep zemër Kosovës: Le të bëhemi një zë për djemtë tanë!

Osmani i jep zemër Kosovës: Le të bëhemi një zë për djemtë tanë!

Lladrovci: Fitorja qoftë fjala jonë nga kjo përballje

Lladrovci: Fitorja qoftë fjala jonë nga kjo përballje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën