TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Historia prekëse e Acerbit, nga alkooli te lufta me kancerin

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Historia prekëse e Acerbit, nga alkooli te lufta me kancerin

Thuhet shpesh së jeta shkruan skenarët më të pabesueshëm, ndërsa këtë e konfirmn më së miri historia e mbrojtësit italian, Francesco Acerbi.

Në moshën 37-vjeçare, Acerbi shënoi golin e tij të parë në Evropë dhe ndoshta më të rëndësishëm në gjithë karrierën e tij.

Në minutat shtesë të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, Acerbi shënoi për 3:3 dhe siguroi vazhdimet për Interin, ekip që ftoi 4:3 për t’uu kualifikuar në finalen e madhe të ësaj gare.

Me kalimin në finale, Interi tani synon triumfin e parë në Champions pas vitit 2010 kurse në ekip ka një nga lojtarët më të fortë, jo vetëm në fushë por edhe në jetë. Historia e jetës së Acerbit nuk është thjeshtë futboll, por një rrëfiim i denjë për një film Hollywoodi.

Nga fillimet e tij modeste në Pavia, te huazimet në skuadra të vogla si Renate dhe Spezia, rrugëtimi i tij kaloi nga Reggina, Genoa e më pas Chievo, ku debutoi në Serinë A.

Dhe, ëndrra dukej se u bë realitet kur u transferua te Milani por jetë kishte përgatitur një rrugë të vështirë për mbrojtësin.

Humbja e babait bëri që Acerbi të futet në depresion dhe i krijoi varësi nga alkooli.

Në një rrëfim prekës, Acerbi u shpreh:  “Më dukej sikur kisha harruar si luhej futboll. Alkooli ishte shpëtimi im. Kanceri më shpëtoi. Më dha një arsye të fortë për të luftuar.”

Po, ai u përball me kancerin e testikujve në vitin 2013, pak kohë pas transferimit te Sassuolo.

U rikthye pas operacionit, por një test anti-dopingu zbuloi rikthimin e sëmundjes dhe pavarësisht se i nënshtrohej kimioterapisë, Acerbi vazhdoi të stërvitej, duke bërë që vullneti i tij ta kthente në simbol për tifozët dhe më gjerë.

Sot, Francesco është më shumë se një futbollist, është zëri i atyre që luftojnë në heshtje. Ai viziton spitale, flet me fëmijë, jep intervista ku thekson se futbolli është vetëm një pjesë e jetës.

Në një vizitë të kombëtares italiane në një spital pediatrik në Romë, ndërsa të gjithë shokët u larguan, Acerbi qëndroi aty duke thënë: “Nuk largohem pa e përfunduar vizitën time. Le të ikin, unë do të marr një taksi”.

Francesco Acerbi është shembulli për një mesazh të fuqishëm, se gjithmonë ka një dritë në fund të tunelit dhe për ta parë, duhet vetëm vullnet.

Pasi gjeti forcën që dëshironte dhe që i nevojitej, nga tetori 2015 deri në janar 2019, ai regjistroi 149 paraqitje rresht në të gjitha garat, duke humbur vetëm për shkak të një përjashtimi të diskutueshëm.

Në vitin 2017, Acerbi luajti më shumë minuta se çdo lojtar tjetër në Serinë A dhe në vitin 20018, Lazio e bleu për ta mbuluar largimin e holandezit Stefan de Vrij.

Me një prani udhëheqëse dhe aftësi për të ndërtuar lojën nga mbrojtja, ai u integrua në mënyrë të përkryer në sistemin 3-5-2 të trajnerit Simone Inzaghit që ishte trajner i Lazios, duke e aktivizuar përkrah Stefan Radu dhe Luiz Felipes.

Lazio atë vit vendosi rekord në mbrojtje, me 16 gola të pësuar dhe pas dëmtimit të Giorgi Chiellinit, Roberto Mancini i besoi Acerbit në ndeshjet kualifikuese për “Euro 2020”.

Ai nuk e zhgënjeu trajnerin e ekipit kombëtar, madje shënoi golin e tij të parë me fanellën e Italisë në fitoren 3:0 ndaj Bosnjë e Hercegovinës.

Tek Interi, Acerbi u transferua në vitin 2022, kur të gjithë mendonin se nuk kishte çfarë të jepte më.

Mirëpo, menjëherë e fitoi vendin e titullarit dhe tashmë është kthyer në një lider të padiskutueshëm në mbrojtje.

Interi ka probleme kur Acerbi mungon, por kur ai kthehet në formacion, rikthehet siguria në mbrojtje dhe jep ndihmë të madhe edhe në sulm.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova për herë të parë me garues në IBSA Judo Grand Prix

Kosova për herë të parë me garues në IBSA Judo Grand Prix

Caktohen gjyqtarët e finaleve të kupave evropiane

Caktohen gjyqtarët e finaleve të kupave evropiane

Legjenda çeke flet për miqësoren me “Dardanët”

Legjenda çeke flet për miqësoren me “Dardanët”

Ibrahimoviqi kosovar në ekipin e javës në Bundesligë

Ibrahimoviqi kosovar në ekipin e javës në Bundesligë

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë

Gjenden 27 fustane dhe 2 vello të padeklaruara në autobusin e linjë Turqi–Prishtinë

Gjenden 27 fustane dhe 2 vello të padeklaruara në autobusin e linjë Turqi–Prishtinë

Më 11 janar fillon fushata e partive politike

Qeveria miraton kërkesën e KQZ-së për ndarjen e buxhetit për zgjedhjet e 7 qershorit

Kosova për herë të parë me garues në IBSA Judo Grand Prix

Kosova për herë të parë me garues në IBSA Judo Grand Prix

Shemben muret e shkollës “Ismail Qemali” në Mitrovicë, ndërpritet mësimi

Sindikata e minatorëve: Barra e keqmenaxhimit po u ngarkohet punëtorëve

Sulmi ajror izraelit vret të paktën 6 persona dhe plagos 7 të tjerë në jug të Libanit

Sulmi ajror izraelit vret të paktën 6 persona dhe plagos 7 të tjerë në jug të Libanit

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

Aktakuzë ndaj 12 personave në Pejë për pajisje të kundërligjshme me patentë shoferë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën