TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Historia prapa intervistës së parë të Behar Topillës

Me 5 maj të vitit 1999, ish-fotoreporteri i luftës, Gazmend Elshani, vizitoi spitalin e improvizuar në fshatin Tërdec të Drenasit. Aty takoi një djalë të ri, i cili u prezantua si Behar Topilla dhe rrëfeu se ishte i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës. Kjo intervistë kishte tronditur opinionin botëror, ndërsa prapaskenat e saj për Tëvë1, i zbulon vet Gazmend Elshani.

by Fidan Zejnullahu
2 muaj ago
9 0
A A

Shtypja e një butoni, e kthen prapa plot 26 vite.

Në ekran, shfaqet dëshmia e një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë.

Është ky Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i Masakrës së Shavarinës në Çikatovë të Vjetër të Drenasit.

Këtë intervistë, Topilla e kishte dhënë, vetëm 4 ditë pasi i shpëtoi më të keqes.

E xhiruesi i saj, ishte fotoreporteri i Radios “Kosova e Lirë”, Gazmend Elshani.

Ky i fundit, me 5 maj, vizitoi edhe një herë spitalin e improvizuar në fshatin Tërdec.
Aty për herë të parë, thotë se e takoi Behar Topillën.

“Unë vazhdimisht i vizitoja vendet e tilla, spitalet e improvizuara të luftës dhe ditën në fjalë e takova beharin i cili ishte në gjendje të rëndë, të tmerrshme, më bëri përshtypje gjendja e tij e qetë dhe dëshira e tij për ta treguar të vërtetën siç kishte ndodhur. Për mua ishte e vështirë sepse emrat që i përmendte Behari, që i kishte lënë të plagosur ose vrarë ishin emra djemsh, moshatarë të mi, të qytetit të Drenasit që unë kisha bashkëjetuar me ta dhe dhimbja ishte e madhe”, tha Elshani për Tëvë1.

Elshani tregon për gjendjen të cilën e kishte gjetur të mbijetuarin e vetëm të një krimi çnjerëzor serb.

“Behari ishte i lodhur, i dërrmuar, i plagosur, i therrur me bajonetë në shumë pjesë të trupit, i dëmtuar e i plagosur nga shpërthimet e bombave që serbët i kishin hedhur mbi njerëzit që i kishin pushkatuar”, u shpreh ai.
Ishte kjo hera e parë që Behar Topilla, i tregoi botës se çfarë bën serbët tek Shavarinat me 1 maj 1999.

“Qëllimi i xhirimit dhe shpjegimi pse duhet më realizua këtë intervistë, ka qenë që duhet me dhënë kontribut që me sensibilizua opinioni e brendshëm, po sidomos opinionin e jashtëm për krimet, gjenocidin dhe terrorin që po e bën policia dhe ushtria serbe ndaj popullatës civile”, tregon Elshani.

Elshani thotë se kasetën me dëshminë e Behar Topillës, nuk arriti ta dorëzonte në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.

Por, për ruajtjen e saj u angazhua e tërë familja.

“Bartja dhe ruajtja e kasetave ka qenë një sfidë jo vetëm e imja, por edhe e miqve të mi, motrave, vëllezërve, që t’i ruajmë me të vetmin qëllim që ajo që ka ndodhur të mos humbet. Xhirmin për Beharin nuk kam arritur me dorëzua askund, e kam bartur me vete gjatë gjithë kohës deri pas çlirimit, ku në vitin 2000 është transmetuar për të herë të parë në një dokumentar “Pas 2 mijë vitesh rrugëtim” nga regjisori Esat Brajshori me producent, Nusret Pllana”, tha ai.

I mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës, ndërroi jetë me 25 nëntor në Suedi.

Ndërsa varrimi i tij u bë 30 nëntor në Gllanasellë të Drenasit.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Kulla: Politikanët shqiptarë të mësojnë nga ekonomia, jo të bëjnë fotografi në SHBA

Kulla: Politikanët shqiptarë të mësojnë nga ekonomia, jo të bëjnë fotografi në SHBA

Kurti: Bukoshi i ka bërë vend vetes në historinë e re të Kosovës

Kurti: Përpjekja e Hagës për t’i shkëputur veprimet individuale nga konteksti historik rrezikon ta deformojë të vërtetën e luftës

Emisioni “Info Nata” 09.02.2026

Emisioni “Info Nata” 09.02.2026

Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës

Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Kulla: Politikanët shqiptarë të mësojnë nga ekonomia, jo të bëjnë fotografi në SHBA

Kulla: Politikanët shqiptarë të mësojnë nga ekonomia, jo të bëjnë fotografi në SHBA

Kurti: Bukoshi i ka bërë vend vetes në historinë e re të Kosovës

Kurti: Përpjekja e Hagës për t’i shkëputur veprimet individuale nga konteksti historik rrezikon ta deformojë të vërtetën e luftës

Emilja Rexhepi paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses pasi Supremja ia refuzoi ankesën

Emilja Rexhepi paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses pasi Supremja ia refuzoi ankesën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën