TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Historia e ushtarëve të KFOR-it në Kosovë përmes fotografive

Në prag të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në Muzeun Kombëtar është hapur ekspozita “KFOR and Kosova +25”. Në këtë ekspozitë u shfaqen fotografi të shkrepura gjatë vitit 2000-2001. Histori të tyre u rrëfyen nga organizatorja e kësaj ekspozite.

nga Doresa Geci
1 vit më parë
0
A A
Historia e ushtarëve të KFOR-it në Kosovë përmes fotografive

Prapa secilës fotografi fshihet një histori e ushtarëve të KFOR-it, me qytetarët e Kosovës.

Këto kujtime të vitit 2000-2011 të ushtarëve të NATO-së u sollën para qytetarëve përmes ekspozitës “KFOR and Kosova +25 në 25 vjetorin e çlirimit”

Një ngjarje e dhimbshëm është edhe ajo e Koprosaman Valentines, i cili ishte vetëm 19 vjeç kur shërbeu në Kosovë si ushtar i NATO-së.

Organizatorja e kësaj ekspozite tregon historinë e kësaj fotografie.

“Ky këtu është një ushtar 19 vjeçar. Një familje refugjate sapo është kthyer në shtëpi dhe nuk kanë gjetur asgjë aty. Dhe ky ushtari është duke menduar se çfarë mund të bëjë për ta. Ai e telefonon eprorin e tij dhe arrin ta sigurojë një dërgesë të ndihmës për këtë familje menjëherë të nesërmen. Kjo është edhe çka shihet në fotografinë e dytë. Është vendi i njëjtë . Historia e trishtë e Koprosaman Valentines është se ai u vra dy vjet më pas në Afganistan. Ai ka bërë diçka shumë të veçantë”, tregon Sita Kumari-Heartstone.

Ushtarët e NATO-s krijuan siguri edhe për fëmijët e rritur në mes të luftës.

“Kjo vajzë e vogël e ka kapur dorën e ushtarit dhe ai ecën me të drejt nënës së saj. Në momentin e shkrepjes së fotografisë fotografi nuk ka mundur ta parashikonte një gjë të tillë. Ndodhi papritmas dhe kjo është e veçanta e kësaj fotografie sepse e shfaq nevojën për siguri”, tha ajo.

E për të parë këto fotografi erdhi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili u shpreh se ekspozita kthen kujtimet në muajt e parë të lirisë.

“Kjo ekspozitë na kthen pas në muajt e parë të lirisë dhe sjell në pah një periudhë historike të rëndësishme për të gjithë ne. Na sjell kontrastin ndërmjet çnjerëzores së një regjimi dhe bukurisë së hershme të njerëzimit. Krahas mbajtjes gjallë të kujtimeve është edhe informuese dhe frymëzuese për brezat e rinj”, tha Kurti.

E kohën kur Kosova ishte në luftë e kujton si një periudhë shumë të vështirë ish sekretari i përgjithshëm i NATO-së, , George Robertson.

“Kjo ekspozitë që Sita dhe kolegët e saj e kanë përgatitur paraqet natyrën njerëzore të saj çfarë ka ndodhur më vonë dhe shërbimi që shumë persona në uniformë dhe të tjerët që i kanë mbështetur ata. Ka shumë tregime që reflektojnë dhe duhet të tregohen për brezat e ardhshëm”, tha Robertson.

Ekspozita “KFOR and Kosova +25” përfshin një fotodokumentar unik nga foto-gazetari skocez Nick Sidle, i realizuar në Kosovë në vitin 2000-2001, duke treguar jetën dhe punën e paqeruajtësve të KFOR-it.

Kjo ekspozitë do të jetë e hapur përgjatë dhjetë ditëve të ardhshme.

Tags: historia permesfotografiveushtaret e KFOR-it
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hudhet poshtë kërkesa e Rexhep Selimit për të vendosur garanci gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes

Hudhet poshtë kërkesa e Rexhep Selimit për të vendosur garanci gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes

Mosdeklarim i saktë i origjinës së mallit në Vërmicë, Dogana nis hetimet

Mosdeklarim i saktë i origjinës së mallit në Vërmicë, Dogana nis hetimet

Bislimi dhe Petkoviq në Bruksel

Bislimi dhe Petkoviq në Bruksel

Rrëzohet një lis në Prishtinë, bllokohet rruga përkohësisht – s’raportohet për të lënduar

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbahen më 11 maj 2025

Begaj kujton 11 shtatorin: Shqipëria riafirmon qëndrimin kundër terrorizmit e dhunës

Mosdeklarim i saktë i origjinës së mallit në Vërmicë, Dogana nis hetimet

Mosdeklarim i saktë i origjinës së mallit në Vërmicë, Dogana nis hetimet

Zhegrova flet si lojtar i Juves, mungon ndaj Interit

Zhegrova flet si lojtar i Juves, mungon ndaj Interit

Krejt çfarë dihet për vrasjen e Charlie Kirkut

Krejt çfarë dihet për vrasjen e Charlie Kirkut

Bislimi dhe Petkoviq në Bruksel

Bislimi dhe Petkoviq në Bruksel

Rrëzohet një lis në Prishtinë, bllokohet rruga përkohësisht – s’raportohet për të lënduar

Rrëzohet një lis në Prishtinë, bllokohet rruga përkohësisht – s’raportohet për të lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X