TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Historia e Asllan Rezniqit, kosovari që shpëtoi hebrenjtë

Me filmin e Luftës së Dytë Botërore, Asllan Rezniqi, hapi dyert e shtëpisë së tij në Deçan për hebrenjtë. Në këtë formë, shtëpia e familjes Rezniqi u kthye në një strehë të sigurte për shumë familje hebraike, të cilat në këtë formë i shpëtuan gjenocidit, të njohur si Holokausti. Për Tëvë1, Lekë Rezniqi, ka treguar se si arriti stërgjyshi t’i shpëtonte hebrenjtë në fillimin e viteve të ’40-ta.

by Fidan Zejnullahu
12 muaj ago
0 0
A A

E muret e saj, për shumë njerëz u kthyen në shpëtim nga një gjenocid.

Krejt kjo me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, kur kjo shtëpi hapi dyert për shumë familje hebraike.

“Stërgjyshi ka qenë tregtar gjatë asaj periudhe së Luftës së Dytë Botërore dhe disa prej bashkëpunëtorëve kryesor të tij kanë qenë hebrenjtë nga Maqedonia apo edhe nga Greqia dhe kur filluan të komplikohen gjerat dhe situata të bëhet më e vështira ata filluan të kërkonin ndihmë dhe stërgjyshi e organizoi që ata të strehoheshin në shtëpinë e familjes sonë në Deçan”, thotë Lekë Rezniqi – Kryetar i Shoqatës së miqësisë Kosovë – Izrael.

Stërnipi i Asllan Rezniqit, Leka, tani udhëheq shoqatën e miqësisë Kosovë-Izrael.

Ky tregon se si ishte e mundur që shqiptarët t’i shpëtojnë hebrenjtë.

“Arsyeja kryesore pse ka qenë i mundur shpëtimi i hebrenjve jo vetëm nga stërgjyshi im por edhe nga shpëtimtarët e tij, është pikërisht koncepti i besës që e kemi”, shprehet ai.

E në parkun e kryeqytetit, vizitorët mund ta shohin edhe këtë memorial.

Në të janë shënuar emrat e plot 23 familjeve.

E përbashkëta e gjithë këtyre familjeve, është strehimi i hebrenjve në fillimin e viteve të ’40-ta.

“Këta janë emrat e shpëtimtarëve që janë identifikuar deri më tani, në punën që e ka bërë shoqata jonë, Shoqata e Miqësisë Kosovë – Izrael e punën më të madhe për këtë e ka bërë e ndjera Xhangyle Iljazi, hulumtuesja me e shquar. Pastaj bashkë me gjyshin tim kanë vazhduar të hulumtojnë dhe t’i identifikojnë familjet. Përderisa në Shqipëri, e kanë bërë drejtuesit e ligës qytetare Shqiptaro – Amerikane, ish-kongresmenët Joseph J. DioGuard bashkë me këshilltarët për çështjet e Ballkanit, Shirley Cloyes DioGuard”, shprehet Lekë Rezniqi.

Me këtë temë, studiuesi Lekë Krasniqi, mbrojti edhe temën e masterit.

“Këto janë familjet që i kemi identifikuar dhe qe janë nga Kosova, por puna vazhdon, hulumtimet vazhdojnë në mënyrë që të gjithë ata që i kanë shpëtuar hebrenjtë të nderohen”,  tregon ai.

Ndryshe, Asllan Rezniqi, u bë edhe kosovari i parë që u nderua me titullin “Fisnik mes Komeve” nga institucioni i përkujtimit të martirëve të Holokaustit.

Tags: Asllan Rezniqishpetimi i hebrenjeve
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rasti tragjik në Restelicë, flasin fqinjët për dorasin

​Rasti tragjik në Restelicë, flasin fqinjët për dorasin

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje para një muaji në Ferizaj

Ndalohet për 48 – orë polici që plagosi 16 – vjeçarin në Istog

IPK jep 10 rekomandime për Policinë për rastet e trafikimit me narkotikë

Basha: Presidenti Rugova ka merita të jashtëzakonshme në përpjekjet për liri dhe pavarësi

Basha: Presidenti Rugova ka merita të jashtëzakonshme në përpjekjet për liri dhe pavarësi

​Rasti tragjik në Restelicë, flasin fqinjët për dorasin

​Rasti tragjik në Restelicë, flasin fqinjët për dorasin

Prishtina fiton miqësoren tjetër në Antalia

Prishtina fiton miqësoren tjetër në Antalia

Trump njofton planet për të ndërtuar mbi Grenlandë “Kupolën e Artë më të madhe ndonjëherë”

Trump njofton planet për të ndërtuar mbi Grenlandë “Kupolën e Artë më të madhe ndonjëherë”

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje para një muaji në Ferizaj

Trump thotë se nuk do të përdor forcë në Grenlandë, kërkon negociata të menjëhershme

Trump thotë se nuk do të përdor forcë në Grenlandë, kërkon negociata të menjëhershme

Ndalohet për 48 – orë polici që plagosi 16 – vjeçarin në Istog

IPK jep 10 rekomandime për Policinë për rastet e trafikimit me narkotikë

Basha: Presidenti Rugova ka merita të jashtëzakonshme në përpjekjet për liri dhe pavarësi

Basha: Presidenti Rugova ka merita të jashtëzakonshme në përpjekjet për liri dhe pavarësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën