TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hill: Vuçiq e ka thënë qartë se çfarë mund të pranojë dhe çfarë jo

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ambasadori amerikan në Serbi: Asociacioni s’ do të ishte rast unik, shembuj të ngjashëm ekzistojnë në Evropë

Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër është ligjërisht e detyrueshme edhe pa nënshkrim, ka thënë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Beograd, Christopher Hill.

Ai ka shtuar se një nga elementët kyçe të marrëveshjes është se detyrimet e të dyja palëve janë pjesë e procesit të integrimit evropian.

Hill theksoi se është bërë e qartë se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është urgjent dhe i rëndësishëm, duke kujtuar se ky është një obligim që është pranuar para 10 vitesh nga Kosova, Serbia dhe BE-ja, transmeton teve1.info.

“Nga këndvështrimi i publikut serb, është shumë e rëndësishme që organizatat ndërkombëtare, si BE-ja, të kenë një marrëveshje të cilës [v.j palët] duhet t’i përmbahen dhe të sigurojnë zbatimin e saj”, tha Hill.

“Unë kam qenë i përfshirë në shumë negociata ku nuk ka pasur asnjë nënshkrim në fund të procesit. E di që ka shumë diskutime për këtë, por nuk mendoj se ka shumë rëndësi. Pyetja e vërtetë është a do të vazhdohet me zbatimin dhe kjo do të jetë interesante të shihet në javët dhe muajt e ardhshëm”, parashikoi Hill.

I pyetur për deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq se do të zbatojë aneksin e propozimit evropian deri në vija të kuqe, Hill u përgjigj se Vuçiq e ka thënë qartë se çfarë mund të pranojë dhe çfarë jo.

“Në vend që të flasim për vijat e kuqe, duhet të fokusohemi në faktin se ai e kishte shumë të qartë me BE-në se çfarë mund të bënte, si dhe kur, gjë që mendoj se është mirë. Mendoj se duhet bërë edhe nga ana e Kosovës”, tha Hill për FONET.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: LVV përmes krizave po synon rritjen e votës, më 28 dhjetor i funksioni

Smajljaj: LVV përmes krizave po synon rritjen e votës, më 28 dhjetor i funksioni

Bugaqku: Nesër duhet të fillojë procesi i zgjedhjes së presidentit, ekziston rreziku të mos ndodhë

Bugaqku: Nesër duhet të fillojë procesi i zgjedhjes së presidentit, ekziston rreziku të mos ndodhë

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

Rusia kërkon nga Qeveria e Kosovës lirimin e një rusi dhe dy bjellorusëve të arrestuar

Ministria britanike e Mbrojtjes: Sulmi ndaj bazës në Qipro nuk erdhi nga Irani

Ministria britanike e Mbrojtjes: Sulmi ndaj bazës në Qipro nuk erdhi nga Irani

“InfoNata” 03.04.2026

“InfoNata” 03.04.2026

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

City gabon, Arsenali fiton dhe shkëputet në tabelë

City gabon, Arsenali fiton dhe shkëputet në tabelë

Rusia kërkon nga Qeveria e Kosovës lirimin e një rusi dhe dy bjellorusëve të arrestuar

Rusia kërkon nga Qeveria e Kosovës lirimin e një rusi dhe dy bjellorusëve të arrestuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën