TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hill: Nuk mbaj mend të kem thënë se Selimi kishte një pozicion të lartë në UÇK

by tëvë1
3 javë ago
1
A A
Hill: Nuk mbaj mend të kem thënë se Selimi kishte një pozicion të lartë në UÇK

Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill gjatë dhënies së dëshmisë të tij në Hagë tha se Rexhep Selimi kishte opinione të vlefshme, por nuk i kujtohet të ketë thënë se Selimi mbante pozicion të lartë në UÇK-në.

Duke folur për takimin që kishte ndodhur në Likoc më 29 korrik 1998, ku ishte i pranishëm edhe Rexhep Selimi, Hill tha se fillimisht menduan që Selimi do kishte pozicionin që të jepte përgjigjje për propozimin e tyre. Por, më tutje tha nga përgjigjjet e Selimit kuptuan se ai ishte nga grupi Drenica dhe përfaqësonte disa pozicione të këtij grupi.

“Nuk mbaj mend të kem thënë se kishte një pozicion të lartë, por kishte opinione të vlefshme…Ne kishim kuptuar se Selimi do të ishte në pozicion të na jepte përgjigje, por në fakt ishte nga grupi i Drenicës…Në situatën kur nuk morën përgjigje menduam se ai thjesht përfaqësonte disa pozicione të grupit të Drenicës…  Më kujtohet që ai dhe të tjerë ishin përpjekur që t’i fokusonin interesat tona në çështje e përbërjes së një qeverie për Kosovën. Gjithashtu, më kujtohet se ne sidomos unë ishim më pak të interesuar në këtë temë, por ne ishim të interesuar se kush do të merrte pjesë në negoaciatat lidhur me autonominë e Kosovës rikthimin e autonomisë së Kosovës me një fjalë se kush do të merrte pjesë në qeverinë e Kosovës ishte me shumë rëndësi për palën shqiptare, por nuk kishte të njëjtën rëndësi për ne që përfaqësonim qeverinë e SHBA-së“, tha ai.

Geoffery Roberts avokati i Rexhepi Selimit kundërshtoi disa pyetje që prokurori, James Pace ia parashtroi dëshmitarit, Christopher Hill, lidhur me bisedat që ishin zhvilluar në një takim që kishte ndodhur në Likoc në mes UÇK-së dhe ndërkombëtarëve. Avokati, Roberts tha se nuk është tani koha të nxirren dëshmi të reja. Por, për këtë takim Hill tha se Rexhep Selimi ishte i pranishëm në këtë takim.

“Më kujtohet që ishte i pranishëm dhe mbaj mend që ishte personi se na priti, por nuk mbaj mend konkretisht ndonjë mirëpritje”, deklaroi Hill.

Në pyetjen e ZPS-së se Hill a e kishte takuar Hashim Thaçin para nëntorit të vitit 1998, dëshmitari tha se nuk i kujtohet se kishte ndonjë kontakt të drejtpërdrejtë me të. Por, shton se njerëzit përmendnin emrin e Thaçit si dikush që ai duhej të takonte.

“Nuk më kujtohet të kem pas ndonjë kontakt të drejtpërdrejtë me të, por më kujtohet se njerëzit e përmendnin emrin e tij si dikush që unë duhet të takohesha. Përsëri dua të theksoj se interesi im ishte që të flisja me persona që do mbështesnin dokumentin tonë, qëndrimin tonë“, deklaroi Hill.

Ish-diplomati amerikan tha se Jakup Krasniqi përshkruhej si zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ai përshkruhej si zëdhënësi i UÇK-së dhe kishte dhënë një intervistë të gjatë dhe të gjerë me gazetarin e CNN”, tha ai.

Christopher Hill, i cili ishte përfaqësues special i Shteteve të Bashkuara për Kosovë gjatë luftës, dëshminë e tij në Hagë e ka nisur dje, dhe është dëshmitari i pestë i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit e cila përfaqësohet nga avokati Luka Mishetiq.

Kujtojmë se Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Haxhiu: Abazit nuk i kemi faj e as nuk kemi çfarë t’i bëjmë

Haxhiu akuzon KPK-në për kapje, paralajmëron reforma nga janari

Realizohet për herë të parë zëvendësimi i harkut të aortës në QKUK

Realizohet për herë të parë zëvendësimi i harkut të aortës në QKUK

AAK: Situata aktuale alarmante, zgjedhjet të domosdoshme

AAK thotë se vendit i duhet qeveri stabile për riparim të dëmeve

​“Të drejtat e njeriut në pikëpyetje” – Avokati i Popullit flet për ndikimin e Inteligjencës Artificiale

Sulmohet cisterna e tretë ruse në Detin e Zi

NIS e merr lejen për ta ndërprerë punën, në pritje të një vendimi nga ShBA për licencën

NIS e merr lejen për ta ndërprerë punën, në pritje të një vendimi nga ShBA për licencën

Policia bastis shërbimin diplomatik të BE-së, arrestohet Federica Mogherini

Policia bastis shërbimin diplomatik të BE-së, arrestohet Federica Mogherini

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën