TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hill: Kam biseduar me Millosheviqin dhe Rugovën për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

by Tëvë1
4 javë ago
2
A A
Hill: Kam biseduar me Millosheviqin dhe Rugovën për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Dëshmitari Christopher Hill, ish-i dërguar amerikan për Kosovën, ka dëshmuar se gjatë kohës së angazhimit të tij në konfliktin e Kosovës ka pasur komunikim me të dyja palët – Kosovën dhe Serbinë.

Gjatë pyetjeve të avokatit mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, Hill tha se ka qenë e domosdoshme të bisedohej me të gjithë aktorët që mund të ndikonin në procesin e paqes.

“Ka qenë e rëndësishme të bisedonim me palët e ndryshme, të cilat do të ishin pjesë e zgjidhjes ose problemit pastaj. Kam kaluar shumë kohë në përpjekje për të komunikuar me njerëzit, qoftë nga pala serbe apo ajo e Kosovës”, tha Hill.

I pyetur nga mbrojtja se me kë kishte bashkëpunuar nga pala serbe, ai u përgjigj:

“Kam punuar me presidentin Sllobodan Millosheviq dhe ekipin e tij, ku përfshihej edhe ish-ministri i Jashtëm, zoti Milletinoviq. Nga pala serbe bashkëpunimi ishte shumë i kufizuar – kryesisht me Millosheviqin.”

Hill theksoi se për të ka qenë një sfidë e madhe të gjente persona me autoritet në Kosovë me të cilët mund të zhvillonte bisedime serioze.

“Ishte e vështirë të gjesh njerëz që flisnin me autoritet. Nuk ishte problem të gjeje dikë që jepte mendim, por ishte problem të gjeje dikë që fliste me autoritet. Një prej personave të tillë ishte, natyrisht, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova. Por Rugova nuk ishte i vetmi me të cilin mund të komunikoje, sepse nuk përfaqësonte të gjitha pikëpamjet”, tha ai.

Sipas Hillit, fokusi i diplomacisë amerikane në atë periudhë ishte rikthimi i autonomisë së Kosovës si pjesë e një plani të vetëqeverisjes.

“Që në fillim jam përpjekur, bashkë me kolegët e Departamentit të Shtetit, të ndërtonim një plan autonomie në mënyrë që të kthehej autonomia e Kosovës dhe të mundësohej vetëqeverisja e saj. Kjo ishte pista kryesore që ndiqnim me Kosovën dhe Serbinë,” deklaroi ai.

Hill gjithashtu përmendi se përfshirja e tij direkte në çështjen e Kosovës filloi në maj të vitit 1998, pas kërkesës së Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, që të merrte përgjegjësi shtesë si i dërguar i posaçëm amerikan.

Ai kujtoi se tema e Kosovës kishte qenë pjesë e bisedave edhe gjatë procesit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, ndonëse fokusi i asaj kohe ishte përfundimi i luftës në Bosnje.

“Më kujtohet që kam pasur biseda të drejtpërdrejta me presidentin Millosheviq në kontekstin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, sepse e dinim që Kosova do të ishte çështja tjetër e radhës,” tha Hill.

Ai shtoi se çështja e Kosovës ishte një temë madhore për Ballkanin, por jo e vetmja, duke përmendur edhe konfliktet në Bosnje dhe Kroaci.

“Kosova ishte një temë shumë e madhe për Ballkanin, por në atë kohë nuk ishte e vetmja çështje që diskutohej, sepse kishte shumë luftëra që ndikonin në rajon si ajo në Bosnjë dhe Kroaci,” u shpreh Hill.

Tags: Christopher Hillgjykata specialis kreret e uck-seTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani pret në takim Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Osmani pret në takim Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

“Mos heshtni ndaj dhunës” – Mesazhi i Haxhiut dhe Nagavcit për nxënësit

“Mos heshtni ndaj dhunës” – Mesazhi i Haxhiut dhe Nagavcit për nxënësit

Gjykata: Rozeta Hajdarit ftesa iu dërgua më 19 nëntor përmes postës

Gjykata: Rozeta Hajdarit ftesa iu dërgua më 19 nëntor përmes postës

Auditori zbulon mangësi në ndërtimin e objektit për Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji

Trump premton ndërhyrje pas rikthimit të përleshjeve mes Tajlandës dhe Kamboxhias

Kupa e Kosovës: Sot zhvillohen gjashtë ndeshje interesante

Duele në forta në 1/8 e Kupës së Kosovës

Gjykata: Rozeta Hajdarit ftesa iu dërgua më 19 nëntor përmes postës

Gjykata: Rozeta Hajdarit ftesa iu dërgua më 19 nëntor përmes postës

Hamasi ofron garanci për të mos sulmuar Izraelin, por refuzon çarmatimin

Hamasi ofron garanci për të mos sulmuar Izraelin, por refuzon çarmatimin

Auditori zbulon mangësi në ndërtimin e objektit për Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji

Auditori zbulon mangësi në ndërtimin e objektit për Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën