Edhe këtë të martë opozita është mbledhur para Bashkisë së Tiranës, ku përveç vezëve dhe fruta perimeve, sot janë shtuar edhe gomat.
Këtyre të fundit përfaqësues dhe mbështetës së opozitës i kanë vënë flakën, në shenjë revolte.
Po ashtu është tentua të hidhet edhe molotov, ndërsa policia ka krijuar kordon para godinës për të shmangur incidente të tjera.
Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erijon Veliaj në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, inceneratorin e Tiranës si dhe dosjen 5D për arrestimin e 3 ish-drejtorëve të Bashkisë, pas abuzimit me tenderat për përfitime personale./tch