Në një shtëpi në veri të Mitrovicës dyshohet se është hedhur koktej molotovi, ku si pasojë është përfshirë nga zjarri dera e hyrjes së shtëpisë.
Policia ka konfirmuar rastin duke shtuar se patrulla policore kishte vërejtur të dalë tym nga një shtëpi.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se zjarri është shuar nga patrulla policore.
“Rreth orës 00:30 patrulla policore e cila ka qenë në patrullim ka vërejt tym në një shtëpi te Kroi i Vitakut. Kur është afruar afër policia ka vërejtur derën e hyrjes e cila ishte duke u djegur.Zjarri është fikur nga patrulla, ndërsa dëme ka pësuar dera e hyrjes së kësaj shtëpie. Dyshojmë se kemi të bëjmë me zjarrëvënie dhe që ky zjarr është shkaktuar nga koktej i molotovit. Për momentin nuk kemi të dyshimtë apo të arrestuar, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, ka thënë ai.
Për rastin ka reaguar edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.