TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hetuesja e njësisë së Anti-terrorizmit jep dëshminë për kanosjen që iu bë nga një person

Një hetuese e Njësisë së Anti-terrorit ka dhënë dëshminë e saj tw enjten në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në rastin ku është kanosur nga një person tjetër i cili dyshohej për pjesëmarrje në organizatën terroriste ISIS.

by tëvë1
2 vjet ago
11
A A
Vrasja e vitit 2010 që nuk po gjen assesi drejtësi – Apeli ia mundëson Granit Elshanit mbrojtjen në liri

Arben Ymeri e kishte kanosur hetuesen e Anti-terrorizmit në Policinë e Kosovës, A.B., në vitin 2016.

Kërcënimi kishte ardhur për shkak të një rasti që hetuesja po e hetonte në atë kohë, për vepra terroriste.

E përfshirë në pistën hetimore ishte një e afërme e të akuzuarit Ymeri.

Nëntë vite pas ata po ballafaqohen në Gjykatë, ku të enjten ajo dha dëshminë e saj.

“Në momentin kritik, unë e kam pasur burrin edhe djalin prezent dhe jam përgatit me bë një veprim dhe ia kam kthyer tash e shohim: kush kënd e ka me vra shkurt… Në të njëjtën kohë kam kaluar te dollapi i armës edhe e kam marrë armën dhe kam dalë me pa se çka po ndodhë me ditë se skisha ide se çka po ndodhë… Kam tentu me dalë në të njëjtën kohë me telefonatë tha dil për 5 minuta jam te Grandi, kur mka thënë jam të Grandi jam ndalu se e dita që e ka keqkuptu adresën time”, ka deklaruar ai.

Ajo shton se pas kësaj telefonate, vazhdimisht është ndjerë e frikësuar dhe e kërcënuar.

“Me urdhër të drejtorit, pas kësaj bisede me urdhër të drejtorit të Anti-Terrorit unë jam udhëzuar urgjent me shku në stacionin më të afërt me raportu rastin… Dhe me siguru fëmijën e mi, familjen time… Personi (i akuzuari) ka qenë subjekt i hetimeve të veprave më të rënda në Drejtorinë Kundër Terrorizmit… Edhe nuk ndihna e sigurt për veten dhe familjen time…”

Ballafaqim pati edhe mes të dëmtuarës e të akuzuarit.

“Sikur të isha terrorist pse më lëshuan për një muaj e tri ditë dhe vetëm për armëmbajtje ku po bazohen?”, ka deklaruar Ymeri.

“Absolut që ekzistojnë dosjet faktet dhe ajo pjesa e Gjykatës unë nuk kam kompetencë me fol pse”, tha dëshmitarja.

Pyetje për hetuesen pati edhe mbrojtësi i të akuzuarit.

Avokati: A keni biseduar me bashkëshorten e të akuzuarit në telefon?

“Edhe punoj me ligjet e Kosovës dhe Ligjin e Policisë së Kosovës… Në rastin konkret unë i kam zbatuar masat e fshehta të përgjimeve kështu që nuk mund të jap informacion për një vepër që dënohet me ligj… Kam zhvilluar masa të fshehta të hetimit dhe përgjimit dhe nuk mund të përgjigjem në këtë pyetje”, tha ajo.

Prokurori i çështjes kërkoi që në seancën e radhës të ftohen edhe disa eprorë të dëmtuarës në këtë rast për të dhënë dëshmi.

Sipas aktakuzës, i dyshuari ka kryer këtë vepër pasi ka telefonuar me qëllim të frikësimit hetuesen policore për detyrën e saj zyrtare.

Ndërkaq, në dëshminë e saj zyrtarja policore ka deklaruar se Ymeri ka qenë edhe pjesë e organizatës terroriste ISIS, recidivist i shumë veprave penale si dhe i dyshuar për një sulm terrorist në Manastirin e Deçanit.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

IPK suspendon tre policë në Prishtinë, dyshohet se i kërkuan favore seksuale një vajze pas mesnatës

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj personit që kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj personit që kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt

Konjufca uron emërimin e Schübel si përfaqësues i BE-së në Kosovë

Konjufca: Serbia po kërcënon Kosovën, BE-ja ta detyrojë Beogradin ta dorëzojë Radoiçiqin

KRU “Gjakova” vazhdon me shkyçje në Gjakovë dhe Prizren

KRU “Gjakova” vazhdon me shkyçje në Gjakovë dhe Prizren

Protestuesi mbetet pa ndjenja nga goditjet e një grupi policësh

Protestuesi mbetet pa ndjenja nga goditjet e një grupi policësh

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

IPK suspendon tre policë në Prishtinë, dyshohet se i kërkuan favore seksuale një vajze pas mesnatës

Kastrioti gati për sfidat evropiane, Ferizajasit udhëtojnë drejt Italisë

Kastrioti gati për sfidat evropiane, Ferizajasit udhëtojnë drejt Italisë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj personit që kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj personit që kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt

Financial Times: Protestat nuk e lëkundin Ramën, as rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Financial Times: Protestat nuk e lëkundin Ramën, as rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Pezullohen dy policë në Tiranë

Pezullohen dy policë në Tiranë

Konjufca uron emërimin e Schübel si përfaqësues i BE-së në Kosovë

Konjufca: Serbia po kërcënon Kosovën, BE-ja ta detyrojë Beogradin ta dorëzojë Radoiçiqin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën