TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hetuesit kërkojnë fletarrestim për presidentin e pezulluar të Koresë së Jug

by teve1
1 vit ago
0
A A
Hetuesit kërkojnë fletarrestim për presidentin e pezulluar të Koresë së Jug

Hetuesit në Korenë e Jugut kanë kërkuar të hënën lëshimin e një fletarrestimi për presidentin e pezulluar të vendit, Yoon Suk Yeol, në lidhje me zbatimin jetëshkurtër të ligjit ushtarak.

Yoon nuk u është përgjigjur thirrjeve për t’u marrë në pyetje nga Policia dhe Zyra për Hetimin e Korrupsionit për Zyrtarët e Lartë, të cilat janë duke e hetuar bashkërisht nëse shpallja e ligjit ushtarak nga ai më 3 dhjetor përbënte kryengritje.

Policia është përpjekur por ka dështuar ta bastisë zyrën presidenciale gjatë hetimit.

Një gjykatë në Seul do të vendosë tani se a të lëshojë fletarrestim për Yoon apo jo.

Kryengritja është njëra prej akuzave ndaj të cilave presidenti koreanojugor nuk ka imunitet.

Yoon Kab-keun, avokati i presidentit të pezulluar, e cilësoi kërkesën për arrestim e tij si “të padrejtë” dhe deklaroi se agjencia kundër korrupsionit nuk ka autoritet për ta bërë një kërkesë të tillë.

“Ligji ushtarak emergjent është brenda kompetencave të presidentit”, tha avokati për gazetarët jashtë Gjykatës së Qarkut Perëndimor të Seulit, pasi e dorëzoi një opinion me shkrim lidhur me kërkesën për fletarrestim dhe një letër për caktimin e avokatëve.

Yoon u pezullua nga të gjitha detyrat presidenciale pasi u shkarkua nga Parlamenti për shkak se vendosi përkohësisht ligjin ushtarak në vend.

Trupa të maskuara, të pajisur me pushkë, jelekë antiplumb dhe pajisje për shikim natën, u futën në Parlament ku u përballën me punonjës që i kundërshtonin me shuarës zjarri.

Ligji ushtarak zgjati vetëm disa orë, pasi Parlamenti votoi për ta rrëzuar atë dhe Yoon u tërhoq.

Ky veprim i presidentit e tronditi kombin, i cili që nga vitet ‘80-ta ka qenë demokraci, si dhe shkaktoi alarm ndërkombëtar në mesin e aleatëve si Shtetet e Bashkuara dhe partnerëve tregtarë të ekonomisë së katërt më të madhe të Azisë.

Një gjyq në Gjykatën Kushtetuese ka nisur për të vendosur nëse Yoon do të kthehet në detyrë, apo do të përjashtohet përfundimisht. Gjykata ka 180 ditë për ta marrë vendimin./RadioEvropaeLirë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pezullohen përkohësisht fluturimet në Aeroportin e Dubait pas incidentit me dron

Pezullohen përkohësisht fluturimet në Aeroportin e Dubait pas incidentit me dron

​Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngushtica e Hormuzit

​Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngushtica e Hormuzit

Kryeministri kroat kritikon BE-në: Sulmi në Banjskë kaloi sikur nuk ndodhi asgjë

Plenkoviq: Raketat hipersonike të Serbisë shërbejnë për sulme me rreze të gjatë në tokë

Rama: Kosova nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit

Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i dyshuari pasi kanosi disa persona

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Pengoi policin në kryerje të detyrës, arrestohet

Filmi “One Battle After Another” më i shpërblyer në “Oscar”

Filmi “One Battle After Another” më i shpërblyer në “Oscar”

I plagosuri nga të shtënat në Gjakovë në gjendje stabile

I plagosuri nga të shtënat në Gjakovë në gjendje stabile

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Gjakovë, i dyshuari ende në arrati

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Gjakovë, i dyshuari ende në arrati

Detaje të reja nga vrasja në Gjakovë – Pronari i lokalit vret klientin në Çarshin e Vjetër

S’ka konstituim të Kuvendit në votimin e parë

Institucionet pa mbikëqyrje të komisioneve parlamentare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën