TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës nuk do të jetë i lehtë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës nuk do të jetë i lehtë

Atdhe Hetemi – drejtor i Institutit për Krime Lufte, ka thënë se nuk do të jetë e lehtë që të sigurohen dëshmi për këto krime, pasi një pjesë e dëshmive mund edhe të jenë humbur.

Por, siç tha ai një pjesë e tyre janë koleksionuar nga individë, organizata dhe institucione të caktuara.

“Padyshim që do të jetë e vështirë dhe ne as nuk guxojmë që të pretendojmë që një gjë e tillë është e lehtë… Unë besojë që më gjithë faktin që është e vështirë dhe ndoshta ndonjë sasi e dokumenteve apo dëshmive të krimeve të luftës mund të jetë humbur, apo zbehur për shkak të kohës, por unë prapë them është fat në fatkeqësi për neve që kemi një numër të institucioneve, organizatash apo individësh të caktuar, të cilët kanë arritur që të koleksionojnë një sasi të caktuar të dëshmive apo dokumentacionit”, ka deklaruar ai.

Ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1 tha se instituti duhet që të shërbejë si një lloj pike grumbullimi i këtyre materialeve dhe që me anë të tyre gjeneratat e reja ta kuptojnë të vërtetën.

“Instituti përveç që do të arkivojë apo do të krijojë material për hulumtim për hulumtuesit, apo për institucione të tjera të drejtësisë, unë mendojë që ne duhet që të arrijmë që të koleksionojmë material që t’i shërbenin p.sh shtëpive filmike apo regjisoreve të ndryshme për prodhimin e dramave e kështu me radhë. Ideja është që të gjejmë forma sa më të avancuara për të vërtetën tonë, realisht ta ruajmë… ta ndajmë edhe për gjenerata të tjera.”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës ka themeluar Institutin për adresimin e krimeve të Serbisë në luftën e viteve 1998-99 në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për krimet e kryera në luftën në Kosovë dhe themelimi i këtij instituti është në kuadër të angazhimit të Qeverisë për të matur dëmet e shkaktuar nga Serbia.

Kurti tha se me këtë rast u bë edhe një hap për ruajtjen dhe mbrojtjen e kujtesës kolektive e cila do t’i shërbejë qytetarëve dhe brezave të ardhshëm.

“Krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi nuk janë të shkuara. Plagët e luftës janë të thella dhe ende të pranishme. Është e pafund dhimbja. Duke dokumentuar krimet dhe dëmet e luftës ne edhe e ndajmë dhimbjen edhe e bëjmë më gjerësisht të njohur historinë tragjike të shqiptarëve të Kosovës në raport me Serbinë kriminale. Kjo vlen për ta ruajtur historinë dhe për ta kujtuar të shkuarën”, theksoi Kurti./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Lojërat Mesdhetare 2030 do të përfshijnë edhe Pejën, Gjakovën, Prizrenin, Drenasin e Skenderajn

Kurti: Lojërat Mesdhetare 2030 do të përfshijnë edhe Pejën, Gjakovën, Prizrenin, Drenasin e Skenderajn

Përfundon protesta në Prishtinë për Arlinda Zekajn, qytetarët paralajmërojnë vazhdimin e mobilizimit

Përfundon protesta në Prishtinë për Arlinda Zekajn, qytetarët paralajmërojnë vazhdimin e mobilizimit

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet në Kosovë personi i kërkuar nga INTERPOL-i me urdhërarrest ndërkombëtar të Luksemburgut

Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim në rastin “KEK 2”

Një muaj paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Manikyri i ri i Dua Lipës mund të bëhet trendi më i madh i thonjve gjatë këtij dimri

Ditari: 30.10.2026

Ditari: 30.10.2026

Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim në rastin “KEK 2”

Një muaj paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Bayerni synon fitoren ndaj Dortmundit pa trajnerin Kompany

Bayerni synon fitoren ndaj Dortmundit pa trajnerin Kompany

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën