TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hetemi: Do të më mungojë komuna nëse më largojnë

Dy kryetarët e komunave veriore, Lulzim Hetemi i Leposaviqit dhe Izmir Zeqiri i Zubin Potokut kanë thënë për Tëvë1 se që nga marrja e mandatit të tyre për të udhëhequr komunat, kanë bërë ndryshime të shumta duke vendosur rend dhe ligj. Teksa nuk mohojnë se do t’ia ndjejnë mungesën komunës nëse shkarkohen më 21 prill.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Hetemi: Do të më mungojë komuna nëse më largojnë

Për tre muaj qëndroi brenda godinës së komunës në Leposaviq.

Krejt kjo për të mos lëshuar detyrën me të cilën u ngarkua vitin e kaluar.

Mirëpo mandatin e tij nuk do mund ta kryejë deri në fund.

Kjo pasi votimi për shkarkimin e tij do të mbahet më 21 prill.

E për aq sa qeverisi, Lulzim Hetemi thotë për Tëvë1 se komuna ka ndryshuar shumë që nga ardhja e tij në krye të saj.

“Kemi punësuar nga komuniteti serb, dikund 256 persona  pa e llogaritur kryetarin me kabinet të vetin.  Zyret janë të gjitha këtu, qendra për punësim ka qenë në një ndërtesë tjetër e kemi sjellë këtu ka qenë me qera, kadastri është këtu, prej vitit 1999 deri më tani, në veri nuk është lëshuar asnjë dokument kadastral i Republikës së Kosovës” , ka deklaruar Hetemi.

“ Para vitit të ri kemi ndarë subvencione nga 500 euro, 438 mijë euro shuma totale ka qenë, Bujqësi, Shëndetësi dhe për studentë.”

Teksa bën të ditur se nëse votohet shkarkimi i tij, do t’ia ndjejë mungesën komunës.

“Kryetari Hetemi është më i mirë se sa 5-6 që kanë qenë deri sot, gjithherë do të na mungoj, por do të punojmë edhe kur dalim prej këtu, duhet që të jetë i pranishëm që të mos kthehet si ka qenë para 23 viteve” , ka thënë ai.

E kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri përmend rregullimin e marrëdhënieve ndëretnike, gjatë qeverisjes së tij.

“Me rëndësi që marrëdhëniet ndëretnike janë shumë të mira, kemi komunikime të përditshme qytetarët nuk kanë ndonjë vërejtje deri më tani pjesa e madhe po flas, përkundrazi kanë kërkesa, subvencione, qoftë punësimit” , ka pohuar ai.

Sipas Zeqirit, u rregulluan me ligj edhe simbolet shtetërore.

“Të gjitha sa i përket vulave, simboleve janë të rregulluara me ligj, natyrisht brenda ligjit çfarë të punohet është normale që Republika e Kosovës i ofron akomodim gjithë qytetarëve, gjitha etnive”.

Televizioni ka tentuar të marr një qëndrim edhe nga dy kryetarët aktual, Erden Atiq  i Mitrovicës së veriut dhe Iliri Peci i Zveçanit, por nuk kanë qenë të qasshëm.

Në maj të vitit 2023, katër kryetarët morën detyrën, për çka pastaj kulmuan edhe tensionet, ku mbeten të plagosur pjesëtarë të KFOR-it, dhe u sulmuan edhe gazetarët.

Votimi për shkarkimin e tyre do të mbahet më 21 prill.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Mashtrim përmes mesazhit në Prishtinë, gruas i merren para nga kartela bankare

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohen dy të dyshuar në Fushë-Kosovë, sulmuan dy persona

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Parashikimi i motit për sot

FBK dhe FIBA vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët drejt Strategjisë 2026-2030

Basketboll, derbi në Mitrovicë

Vërshimet në Shqipëri: Rama ndan pamje nga terreni – falënderon ekipet

Vërshimet në Shqipëri: Rama ndan pamje nga terreni – falënderon ekipet

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Mashtrim përmes mesazhit në Prishtinë, gruas i merren para nga kartela bankare

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohen dy të dyshuar në Fushë-Kosovë, sulmuan dy persona

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Parashikimi i motit për sot

Lëndohet rëndë Berat Gjimshiti, përfundon në spital për analiza shtesë

Lëndohet rëndë Berat Gjimshiti, përfundon në spital për analiza shtesë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën