TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​“Heqja e perdes” së syrit operacioni më i shpeshtë në Klinikën e Oftalmologjisë

by Tëvë1
2 vjet ago
1
A A
​“Heqja e perdes” së syrit operacioni më i shpeshtë në Klinikën e Oftalmologjisë

Zgjerimi i gamës së shërbimeve të ofruara në Klinikën e Oftalmologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka bërë që të kursehen miliona euro, pasi numri i pacientëve për referim jashtë vendit, ka rënë dukshëm.

Ofrimi i shërbimeve siç është ai në segmentin e pasëm të syrit dhe operimi i kanaleve të lotit me laser, janë ndër shërbimet më të reja në këtë klinikë.

Drejtori i Klinikës së Syve, Mentor Gorani thotë për KosovaPress, se katarakta apo siç njihet “heqja e perdes”, është ndër operacionet më të shpeshta që kryhen në këtë klinikë. Ai shtoi se për kryerjen e këtij operimi, është reduktuar lista e pritjes.

“Në vitin 2019 kemi pasur përafërsisht prej 500 deri në 700 pacientë të cilët janë referuar jashtë institucioneve publike shëndetësore për shërim, e që ka pasur një kosto të jashtëzakonshme si për vetë pacientin, ashtu edhe për buxhetin e shtetit. Ku tani kemi rreth 100 pacientë dhe në vit, përafërsisht kursehen prej 1.6 milion deri 2 milionë euro çdo vit. Është rritur gama e shërbimeve. Kanë nisur shërbimet operative të jepen edhe në segmentin e pasëm tësyrit. Në shumicën e patologjive, të cilat ne këtu mund t’i realizojmë në mënyrë të pavarur nga ekipi i cili merret me kirurgjinë vitroretinale. Po ashtu, viteve të fundit kemi pasur rritjen dhe futjen e shërbimeve të reja. Për shembull operimi i kanaleve të lotit me laser apo edhe shërbime të tjera si diagnostike ashtu edhe operative. Vitin e kaluar kemi pasur zbritje të madhe të listës së pritjes. Për operimin e kataraktës i cili është operacioni më i shpeshtë që ndodhë në klinikën e syve. Ku prej 1230 pacientëve, tani është lista në rreth 630 pacientë. Me këtë është zbritur edhe kohanga rreth 8-10 muaj në rreth 5-6 muaj”, thotë Gorani.

Oftalmologu potencon se në vitin 2024, është rritur numri i operimeve në segmentin e pasëm të syrit. Sipas tij, ngritje ka shënuar edhe numri i dhënies së ineksioneve intravitreale për pacientët.

Përveç kësaj, Gorani thotë se me përmirësimin e infrastrukturës në Oftalmologji dhe zgjerimin e gamës së shërbimeve, në vitin 2024, është rritur edhe shfrytëzueshmëria e kapaciteteve të klinikës në 97 përqind, sa ishte 77 në vitin 2023.

“Në vitin 2023 kemi pasur rreth 2 mijë e 300 operacione të heqjes së perdes apo kataraktës me metodën ePhakoemulsifikimit.Kurse vitin 2024 ky numër është pothuajse 3 mijë operacione të tilla për heqjen perdes. Po ashtu, është rritur edhe numri i operacioneve në segmentin e pasëm të ashtuquajtur pastplanavitrektomi për rreth 15 për qind. Rritje tjetër kemi pasur edhe në dhënien e ineksione intravitreale. Ku në 2023-ën kemi pasur rreth 3 mijë ineksione, kurse në vitin 2024 rreth 4 mijë e 400 intervenime të tilla të dhënies së intraopertive të këtyre ineksioneve intravitreale. Risi tjetër është se në vitin 2024 kemi futjen në listën esenciale edhe të dy preparateve të reja antiVegf, të cilat ne i aplikojmë në klinikën tonë. Si rezultat i gjithë kësaj është rritur edhe shfrytëzueshmëria e kapaciteteve në klinikë. Ku në vitin 2023 ka qenë rreth 77 për qind. Kurse në vitin 2024 është rritur diku 97 për qind”, potencon Gorani.

Ndër të tjera, drejtori i Klinikës së Syve në QKUK, Mentor Gorani tregon se numri i mjekëve specialist dhe stafit te mesëm arrin t’i përgjigjet nevojave të pacientëve.

Po ashtu, Gorani thotë se qëndrojnë mirë të furnizuar me barna esenciale dhe material shpenzues.

“Numri i shtretërve në klinikën tonë është 58, i cili përafërsisht i mbulon nevojat e klinikës tonë. Po ashtu, edhe me staf jemi mirë të mbuluar, i kemi 27 mjekë specialist edhe rreth 48 infermiere, jemi edhe në procedurë të rekrutimit të infermierëve tjerë…si dhe të mjekëve specialistë të cilët së shpejti do t’i kemi në klinikën tonë…Sa i përket barnave esenciale nga listat esenciale si dhe të materialit shpenzues i cili duhet të përmendim se është specifik për klinikën e syve, nuk kemi pasur asnjë mungesë në furnizimin e klinikës tonë me barna apo material shpenzues”, tregon Gorani.

Oftalnologu, Mentor Gorani thotë se edhe në vitin 2025 kjo klinikë po vazhdon me tempo të ngjajshme të ofrimit të shërbimeve dhe kryerjen e operacioneve të ndryshme për pacientët./kp

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu: Dyshja Kurti-Osmani solli krizë dhe paqëndrueshmëri

Musliu: Deri në orën 12:00 Kuvendi duhet ta trajtojë Ligjin, nuk ka më kohë për zvarritje

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person i kërkuar me letërarrest ndërkombëtar

Musliu-Shoshi: 16 shtatori duhet ta gjejë Kosovën me institucione, përndryshe LVV mban përgjegjësi politike

Musliu-Shoshi: Qeveria bëri hap të rëndësishëm për Ligjin e Speciales, tani radha është e Kuvendit

KFOR-i uron Gjermaninë për Ditën Kombëtare, vlerëson kontributin gjerman në misionin në Kosovë

KFOR-i uron Gjermaninë për Ditën Kombëtare, vlerëson kontributin gjerman në misionin në Kosovë

Musliu: Dyshja Kurti-Osmani solli krizë dhe paqëndrueshmëri

Musliu: Deri në orën 12:00 Kuvendi duhet ta trajtojë Ligjin, nuk ka më kohë për zvarritje

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person i kërkuar me letërarrest ndërkombëtar

Musliu-Shoshi: 16 shtatori duhet ta gjejë Kosovën me institucione, përndryshe LVV mban përgjegjësi politike

Musliu-Shoshi: Qeveria bëri hap të rëndësishëm për Ligjin e Speciales, tani radha është e Kuvendit

KFOR-i uron Gjermaninë për Ditën Kombëtare, vlerëson kontributin gjerman në misionin në Kosovë

KFOR-i uron Gjermaninë për Ditën Kombëtare, vlerëson kontributin gjerman në misionin në Kosovë

Policia jep detaje për zjarrin në qendrën tregtare në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë: Dëmet janë të mëdha

Policia jep detaje për zjarrin në qendrën tregtare në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë: Dëmet janë të mëdha

Fillon protesta në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Sot në Gjermani, Zvicër e Suedi mbahen protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Zyrtari policor goditet me veturë në Bardhosh, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën