TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Heqja e fusnotës, njohësit: Rezultat do ishte të na njohin pesë shtetet e jo fusnota

Vendimin e ri të Komitetit Rajonal të BE-së për ta paraqitur Kosovën pa fusnotë, e kanë mirëpritur krerët e shtetit. Por njohësit thonë se rezultat do duhej të konsiderohej njohja nga 5 shtetet mosnjohëse, e jo heqja e fusnotës.

by Fetije Kamberi
1 orë ago
0 0
A A

Po e lexon raportin e Komitetit Rajonal të Bashkimit Evropian.

Por në dokumentin mbi Paketën e Zgjerimit të BE-së 2025 për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, po vëren diçka të re.

Këtë herë, dallimi është që shteti i Kosovës po paraqitet pa fusnotë.

Ajo u largua në dokumentin e fundit të këtij institucioni.

Ky vendim i Komitetit Europian erdhi pas disa takimeve, thotë Ibrahimi.

Sipas tij, ky vendim është shumë i rëndësishëm për vendin.

Por Ibrahimi thotë se ka ende punë dhe kërkesa të njëjta kanë bërë edhe për organizata të tjera.

Vendimin e ka përshëndetur kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Duket që sivjet pranvera po vjen më herët dhe, siç u tha atëbotë, fusnota do të shkrihet si një fjollë bore. Ndoshta ishte gabim viti dhe qeveria. Por kjo po ndodh. Natyrisht që kemi ende trashëgimi të keqe nga ajo kohë dhe nuk do të duhej të entuziazmohemi tepër”.

Këtë lajm e ka mirëpritur edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Por që ky veprim të konsiderohet sukses është banale, e thotë analisti politik, Korab Sejdiu.

Ai thotë se fusnota nuk do të duhej të ishte e vendosur fare.

“Pyetja është pse Bashkimi Evropian i ka vendosur atë fusnotë? Pse mekanizmat e BE-së e kanë vendosur atë fusnotë? Pyetja tjetër e rëndësishme është pse nuk ka vendimmarrje kolektive, pse nuk po na njohin pesë shtetet? Kjo do të ishte rezultat nëse na njohin pesë shtetet e jo pse hiqet fusnota. Kosova është shtet i pavarur, faktikisht është i pavarur, prandaj a hiqet a vendoset një fusnotë është jo fort serioze por në mungesë të një lajmi të mirë e pozitë për Kosovën, atëherë ky konsiderohet lajm pozitiv”.

Komiteti i Rajoneve jep opinione dhe rekomandime për legjislacionin e BE-së që prek nivelin lokal dhe rajonal.

Ka rreth 329 anëtarë që janë kryetar komunash, kryetarë rajonesh ose përfaqësues lokal nga vendet e BE-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët e Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në Lindjen e Mesme

Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët e Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në Lindjen e Mesme

Pendarovski flet për raportet me shqiptarët: Marrëdhëniet ndëretnike mbeten sfidë, politikanët të jenë më të zëshëm

Pendarovski flet për raportet me shqiptarët: Marrëdhëniet ndëretnike mbeten sfidë, politikanët të jenë më të zëshëm

“Donika Gërvalla loboi kundër Vjosa Osmanit” – Akuzat e të dorëhequrve nga Lista Guxo

“Donika Gërvalla loboi kundër Vjosa Osmanit” – Akuzat e të dorëhequrve nga Lista Guxo

Pas 18 vitesh, lirohen të gjithë policët e akuzuar për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”

Pas 18 vitesh, lirohen të gjithë policët e akuzuar për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”

Emisioni “Info Nata” 13.03.2026

Shtimi i masave të sigurisë, policisë specialë ruajnë objektin e Ambasadës së Amerikës në Prishtinë

Shtimi i masave të sigurisë, policisë specialë ruajnë objektin e Ambasadës së Amerikës në Prishtinë

“Isha duke vrapuar kur pashë dorën e këputur” – Masakra në tregun e Mitrovicës

“Isha duke vrapuar kur pashë dorën e këputur” – Masakra në tregun e Mitrovicës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën