Hendbollistet e Istogut, kanë mësuar kundërshtarin e radhës në garat evropiane, pasi të martën është tërhequr shorti për raundin e tretë të Kupës Evropiane.
Në këtë raund, Istogu do të përballet me skuadrën e njohur portugeze, Madeira Andebol SAD, ku ndeshja e parë pritet të luhet më 8 apo 9 nëntor derisa ajo e kthimit pas një javë.
Madeira është prej skuadrave të njohura të Kupës Evropiane dhe garimin e fillon prej raundit të tretë.
Për herë të pestë Istogu ka kaluar kundërshtar evropian, pasi në raundin e dytë e eliminoi skuadrën greke AEP Panorama dhe kampioni i Kosovës synon suksesin e radhës përkundër se përball ka një kundërshtar sfidues.
Tri skuadrat tjera, Samadrexha, Ferizaj e Shqiponja, tashmë janë eliminuar nga garat e Kupës Evropiane.