Lidhja Demokratike i ka emrat për t’i propozuar për president nëse arrihet një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Këtë e ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie Lutfi Haziri.
Ai ka thënë se kandidati i parë që do ta mbështesin është kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.
“Natyrisht që po. Sipas rregullës së parë, kandidati i LDK-së është kandidati i parë që në e mbështesim dhe kjo nuk është diskutua, sepse në rastin tonë nuk është diskuar për emra për të përvcqëm. Kur është diskua për emra konsensual kanë qenë përtej partive. Por e kuptuam që me PDK-në është diskutuar edhe për emra të përveçëm”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se nëse ka marrëveshje me LVV-në, përveç 15 votave të deputetëve të tyre do të siguronin vota edhe nga partitë e tjera.
Haziri ka thënë se kreu i LDK-së është duke zhvilluar konsulta e bisedime të brendshme për atë nëse mund të arrihet një marrëveshje me LVV-në.
“z.Abdixhiku tash në fazën e konsultave, bisedave të brendshme pas takimit të parë lidhur me procesin, a mund të arrijmë një marrëveshje”, ka thënë Haziri.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se në ciklin e dytë të takimeve mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për çështjen e presidentit është diskutuar për marrëveshje mes këtyre dy partive.






