Të mërkurën para deputetëve do të del për votim tërheqja e 30 për qind të kursimeve pensionale.
E për t’i marrë votat e duhura opozita ka nisur punën
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike, Bekim Haxhiu, ka thënë se nga 9 marsi ka biseduar vazhdimisht me të gjithë deputetët e grupeve parlamentare për kalim të këtij projektligji.
Sipas Haxhiut, pro kësaj tërheqje janë edhe disa deputetë të pozitës.
Premtime nga shumica parlamentare kanë marrë edhe punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës.
Sipas Nexhat Llumnicës, nëse deputetët nuk i pengojnë subjektet politike, ky projektligj do të kalojë.
E thirrje për votim më drejtim të deputetëve të pushtetit, kanë bërë edhe qytetarët.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje, vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim.
Sipas tyre, Projektligji për tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti nuk do të miratohet nga Kuvendi.
Raporti i gazetares Fetije Kamberi.