Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në ambasadën e ShBA-së, Anu Prattipati.
Gjatë këtij takimi, Haxhiu dhe Prattipati kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, prioritetet e Kuvendit si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm në mbështetje të proceseve demokratike në vend.
“Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati. Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, prioritetet e Kuvendit, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm në mbështetje të proceseve demokratike në vend”, thuhet në njoftimin e Kuvendit./teve1.info/







