TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Prokurori në rastin “Dehari” të mos e pengojë procesin, nëse s’mund të kryejë hetime të ndërgjegjshme

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Haxhiu: Prokurori në rastin “Dehari” të mos e pengojë procesin, nëse s’mund të kryejë hetime të ndërgjegjshme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është deklaruar pas marrjes në pyetje nga Prokuroria lidhur me rastin e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili ka vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Haxhiu e cila u morë në pyetje lidhur me një status të saj për këtë rast, ka thënë se Prokurori Special reagoi shumë shpejtë.

Por, ajo ka pyetur se përse nuk u reagua kur zyrtarë shtetërorë kishin deklaruar se Astrit Dehari ishte vetëvrarë dhe se nuk u morën masa ndaj personave përgjegjës.

Në një konferencë për media të hënën, Haxhiu tha se po të dinte se kush e ka kryer veprën nuk do ta priste ftesën e prokurorisë për ta treguar.

“Po ta kisha emrin e kryerësit s’do ta prisja ftesën e prokurorit për ta thënë emrit e personit që dyshohet. Punën e tij (prokurorit) s’mund ta bëj. Ka arsye për t’u brengosur se përkundur një sërë veprimesh që nga vdekja, s’janë kryer hetime të mirëfillta…”, ka thënë Haxhiu, përcjell teve1.info

Ajo ka kërkuar nga Prokurori i rastit, Afrim Shefkiu, që të kryejë hetime të ndërgjegjshme dhe nëse një gjë të tillë nuk mund ta bëjë, të mos e pengojë procesin.

“Hetimet e mirëfillta janë domosdoshmëri, Prokurori i rastit duhet të kryejë hetime të ndërgjegjshme dhe të përpiktë dhe nëse kjo kërkesë për të është e pamundur të realizohet mos të bëhet personi që pengon drejtësinë, të kalojë kjo lëndë te prokurorët që duan drejtësinë”, ka thënë Haxhiu.

Ndërkohë, Haxhiu ka bërë të ditur se janë gjetur disa prej mostrave të Astrit Deharit, por të cilat nuk i ka bërë publike.

Haxhiu tha se mostrat e aktivistit të LVV-së, Astrit Deharit janë zhdukur në prag kur kanë qenë në proces të zgjedhjes së drejtorit të ri të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

“Mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur në prag kur kemi qenë në proces të zgjedhjes së drejtorit të ri të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe për shkak të kësaj, pra për shkak të informacionit që kemi marrë ne kemi qenë të detyruar të pezullojmë procesin, duke pasur parasysh që Komisioni përgjegjës ka rekomanduar që njëri nga personat, pra z.Flutura Goga të bëhet drejtore e IML-së”, tha ajo në konferencë për media, pas dëshmisë që dha paradite në lidhje me rastin e “Deharit”.

Lidhur me përzgjedhjen e drejtorit për IML-në, Haxhiu tha se i ka shkruar Prokurorisë Speciale, por që kryeprokurori special nuk i ka kthyer përgjigje.

“Ne kemi pezulluar këtë proces derisa lënda është në Prokurorinë Speciale. Sipas informacioneve që  i kemi pasur, disa prej mostrave janë gjetur, por unë sot nuk mund të bëjë publike se cilat janë ato. Ju ftoj që të jeni në komunikim me Prokurorinë Speciale. Zonja Goga ka kërkuar para disa kohe që ta bëjmë drejtore të IML-së. Unë i kam shkruar Prokurorisë Speciale në qoftë se procesi është ende në hetime për të kuptuar pastaj se si të veprojmë me këtë proces të dytë. Mirëpo kryeprokurori special Blerim Isufaj nuk më është përgjigjur ende. Prandaj, po presim që të kemi informacione në raport me këtë rast”, tha ajo./teve1.info/

Tags: Albulena HaxhiuRasti Dehari
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gëzim Plakolli prezanton programin: Prioritet arsimi dhe zhvillimi ekonomik

Gëzim Plakolli prezanton programin: Prioritet arsimi dhe zhvillimi ekonomik

Kandidatja e LVV-së sfidon Lladrovcin: Kampion vetëm në dështime

Kandidatja e LVV-së sfidon Lladrovcin: Kampion vetëm në dështime

Dogana e Kosovës sekuestron mbi 700 palë patika të dyshuara si falsifikime

Dogana e Kosovës sekuestron mbi 700 palë patika të dyshuara si falsifikime

Policia gjobit prindin e një të mituri që shihej duke drejtuar veturë në Obiliq

“Info Nata”- 15.09.2025

“Info Nata”- 15.09.2025

Kosova në epërsi 2:0 pas 45 minutave

Shiten brenda tri orësh të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Slloveni

Dogana e Kosovës sekuestron mbi 700 palë patika të dyshuara si falsifikime

Dogana e Kosovës sekuestron mbi 700 palë patika të dyshuara si falsifikime

Muriqi shënon sërish, barazon rezultatin ndaj Espanyolit

Muriqi shënon sërish, barazon rezultatin ndaj Espanyolit

Policia gjobit prindin e një të mituri që shihej duke drejtuar veturë në Obiliq

Policia gjobit prindin e një të mituri që shihej duke drejtuar veturë në Obiliq

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën