TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haxhiu prezanton Pojektligjin për KPK-në, opozita e konsideron problematik

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Haxhiu: Nuk ka bazë ligjore që të paguajmë dëmshpërblimin për viktimat në rastin e Salih Mustafës

Opozita e konsideron problematik dhe rrezik për demokracinë, Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Deputetë të partive opozitare po e kundërshtojnë këtë nismë ligjore, teksa ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka shpalosur para Komisionit për Legjislacion projektligjin.

Ajo tha se në kuadër të objektivave reformuese, kanë vazhduar me prioritet për hartimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Projektligji përmban disa risi, adreson vendosjen e kritereve për përbërjen e këshillit, fuqizimin e rolit dhe rritjen e transparencës”, tha ajo.

Anëtari i komisionit, Driton Selmanaj u shpreh kritik ndaj këtij projektligji, për çka tha se rrezikohet Këshilli Prokurorial.

“Ky dokument nuk i ka marrë për bazë rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe aktgykimit të Gjykatës Kushtetuese. Është e papranueshme se si ju ende nuk keni marrë për bazë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Selmanaj.

Për më tepër, deputeti i LDK-së theksoi se kjo iniciativë është e papranueshme.

“Dje na është drejtuar një letër përmes zyrës së BE-së, ku thotë që të rishikohen rekomandimet. Ju po duket se nuk jeni konsultuar. Me çdo mjet do të ju ndalim”, shtoi ai.

Edhe deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh se ky projektligj është problematik, duke përmendur edhe çështjen e përbërjes prej 19 anëtarëve.

“Unë i kam tri probleme të mëdha me këtë ligj, e para lidhet me vendimmarjen e cila buron prej vet anëtarëve dhe ne kemi bërë një rritje deri në 19 anëtarë. Çka nënkupton kjo? Një instancë e sundimit të ligjit në KPK sfidohet seriozisht prej përbërjes së re qe buron prej Kuvendit. Edhe është çështje dhe problem i madh se kjo i jep prapë politikës gjatë gjithë kohës të ketë ndikim të drejtpërdrejt. Reforma bëhet për të forcuar”, theksoi Tahiri./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra tjetrën për sulme me dronë gjatë natës

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

Sulmet SHBA-Izrael “shkatërrojnë plotësisht” sinagogën në Teheran

Sulmet SHBA-Izrael “shkatërrojnë plotësisht” sinagogën në Teheran

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën