Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar lart figurën e kongresistit amerikan, Eliot Engel, i cili ndërroi jetë dje, duke e cilësuar atë përkrahës të palëkundur i lirisë dhe shtetësisë sonë.
Haxhiu ka thënë se për më shumë se tri dekada në Kongresin amerikan, Engel qëndroi në anën e drejtë të historisë.
“Nga thirrjet për ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 kundër regjimit të Sllobodan Millosheviq, te mbështetja për pavarësinë në vitin 2008 dhe konsolidimin e shtetit tonë, Engel ishte një aleat i vendosur i Kosovës në çdo etapë. Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Engel dhe për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten pjesë e përhershme e historisë sonë”, ka thënë Haxhiu./teve1.info/







