TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haxhiu: PDK-ja e Hashim Thaçi kanë dashur të amnistojnë krimet e Serbisë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Haxhiu: PDK-ja e Hashim Thaçi kanë dashur të amnistojnë krimet e Serbisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke iu përgjigjur deklaratave të deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se nga ajo parti ka pasur përpjekje të amnistimit të krimeve që Serbia i ka bërë në Kosovë.

Haxhiu ka thënë se ka pasur përpjekje, madje serioze për t’i amnistuar krimet që janë bërë gjatë luftës në Kosovë.

“Po, juridikisht krimet e luftës nuk amnistohen, nuk parashkruhen, por politikisht ka pasur përpjekje serioze për t’i amnistuar krimet e luftës”, ka thënë ministrja gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Haxhiut, Serbia është shfajësuar në kohën e qeverisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa tash për herë të parë Serbia pranon krimet që i ka bërë në Kosovë.

“Prandaj, Serbia është shfajësuar në kohën kur ju keni qeverisur, ndërsa tani Serbia për herë të parë në një dokument zyrtar pranon krimet që ka bërë në Kosovë gjatë periudhës së luftës, krimet ndaj popullit të Kosovës, krimet e luftës, aktet e gjenocidit, krimet kundër njerëzimit”, tha ajo.

Haxhiu, lëshoi edhe një audio, ku ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi,flet për krimet e luftës, ku dëgjohet duke thënë: “Për krime lufte s’e kisha dënuar asnjë njeri. Kisha bë amnisti. Sepse për mua çmimi më i madh për luftën është liria dhe pavarësia”.

Tutje, ministrja tha se të njëjtën qasje “e ka ndjekë edhe Hashim Thaçi”.

“Pra, Hajredin Kuçi, ish-ministri i Drejtësisë flet për amnistimin e krimeve të luftës. Këtë qasje e ka ndjekë Qeveria e udhëhequr nga PDK-ja. Këtë qasje e ka ndjekë edhe Hashim Thaçi sa e ka udhëhequr dialogun me Serbinë”, tha ajo.

Haxhiu tha se me miratimin e deklaratës për personat e zhdukur, në takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq, për herë të parë çështja e personave të zhdukur po trajtohet me prioritet.

Përfund, ajo ka thënë se me atë deklaratë, Serbia pranon krimet shtetërore mbi popullin e Kosovës, mbi qytetarët e vendit.

Ndërsa, deputetja Eliza Hoxha ka thënë se çuditet me komoditetin e ministres derisa ajo flet.

“Ma gjej diku në Konventa ndërkombëtare që gjendet diku termi ‘forcibly disappeared’. Po ta rikujtoj që Organizata ‘Integra’ ka nisur iniciativën për drejtësi tranzicionale në kohën e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe presidentja Osmani nuk është marrë me të. Tash po merreni ju”, ka thënë Hoxha. /teve1.info/

Tags: Albulena HaxhiuEliza HoxhaKuvendi i Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar Qafë Prush

Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar Qafë Prush

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i kërkuari nga Policia, kanosi policët gjatë dërgimit në stacion

Sulmohet një qytetar në Prishtinë, i grabitet çanta në të cilën kishte një pistoletë

Rrahje në një familje në Ferizaj, tre të lënduar një i arrestuar

Zhduket një grua në Pejë

Raportohet e zhdukur një femër në Ferizaj, nga 30 janari nuk dihet vendndodhja e saj

Golden Eagle Ylli prezanton një tjetër basketbollist me përvojë nga NBA

Golden Eagle Ylli prezanton një tjetër basketbollist me përvojë nga NBA

Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar Qafë Prush

Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar Qafë Prush

Sergio Ramos, i gjithanshëm, derisa po e blen Sevillan, ai mund të kthehet në fushë për të ndihmuar klubin

Sergio Ramos, i gjithanshëm, derisa po e blen Sevillan, ai mund të kthehet në fushë për të ndihmuar klubin

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i kërkuari nga Policia, kanosi policët gjatë dërgimit në stacion

Pse transferimi i Benzemas te Al Hilali, e ka tronditur Cristiano Ronaldon?

Pse transferimi i Benzemas te Al Hilali, e ka tronditur Cristiano Ronaldon?

50 gola të Muriqit me Mallorcan, sulmuesi kosovar synon rekordin e Eto’o

50 gola të Muriqit me Mallorcan, sulmuesi kosovar synon rekordin e Eto’o

Sulmohet një qytetar në Prishtinë, i grabitet çanta në të cilën kishte një pistoletë

Rrahje në një familje në Ferizaj, tre të lënduar një i arrestuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën