TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Pas konstituimit të Kuvendit do të zgjidhet edhe anëtari jo-prokuror i KPK-së

by teve1
3 muaj ago
6
A A
Haxhiu: Pas konstituimit të Kuvendit do të zgjidhet edhe anëtari jo-prokuror i KPK-së

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përgëzuar ndryshimet e miratuara në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), duke i cilësuar ato si një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë.

Përmes një reagimi publik, Haxhiu ka theksuar se nga janari i vitit 2026, KPK do të fillojë punën me përbërjen e re ligjore prej shtatë anëtarësh, ku për dallim nga përbërja e kaluar, balanci mes anëtarëve prokurorë dhe jo-prokurorë është dukshëm më i afërt.

Sipas saj, kjo përbërje e re siguron që KPK të mos mbetet një rreth i mbyllur i grupeve të interesit brenda sistemit prokurorial, por të përfshijë edhe zëra të pavarur nga jashtë, të cilët marrin vendime pa ndikime.

“Si rezultat i ndryshimeve të miratuara, nga janari 2026 Këshilli Prokurorial i Kosovës fillon punën me përbërjen e re ligjore prej 7 anëtarë.
Për dallim nga përbërja e kaluar, balanci mes anëtarëve prokurorë dhe jo‑prokurorë është dukshëm më i afërt. Kjo siguron që KPK, si një institucion kyç për funksionimin e drejtësisë, të mos mbetet një rreth i mbyllur i grupeve të interesit brenda sistemit prokurorial, por të përfshijë edhe zëra të pavarur nga jashtë, që marrin vendime pa u ndikuar nga askush”, ka shkruar ajo në Facebook.

Haxhiu ka paralajmëruar se sapo të konstituohet Kuvendi, do të sigurohet edhe zgjedhja e anëtarit të mbetur jo-prokuror, përmes një procedure që garanton përzgjedhje profesionale dhe pa ndikime politike, në përputhje me Ligjin e ri.

Ajo ka theksuar se reformat në drejtësi do të vazhdojnë, me synimin për ndërtimin e një sistemi të drejtësisë plotësisht të pavarur, të paanshëm dhe të besueshëm, që u ofron qytetarëve drejtësi efikase.

“Sapo të konstituohet Kuvendi, do të sigurohemi që edhe anëtari i mbetur jo‑prokuror të zgjidhet pa vonesa, përmes një procedure që garanton përzgjedhjen e një kandidati të përgatitur dhe pa ndikime politike, e i cili propozohet nga Komisioni me përbërje profesionale, ashtu siç parasheh Ligji i ri. Si përfaqësues të besuar të qytetarëve, mbetemi të përkushtuar të çojmë deri në fund pjesën tjetër të reformës në drejtësi. Qëllimi ynë është i qartë dhe më i fortë se asnjëherë më parë, një sistem i drejtësisë plotësisht i pavarur, i paanshëm dhe i pandikuar as nga jashtë e as nga brenda, që u ofron qytetarëve drejtësi efikase dhe të besueshme”, ka përfunduar Haxhiu./teve1.info/

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Pashkët Ortodokse, bën thirrje për besim, mirësi dhe përkushtim

Dialogu i ngrirë – shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Dialogu i ngrirë – shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut

OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut

Kurti përkujton 27-vjetorin e ngjarjeve në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Të paktën 11 persona të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Liban

Të paktën 11 persona të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Liban

Pezullohet projekti “Stargate UK”, OpenAI dhe Nvidia përballen me kosto të larta energjie

Pezullohet projekti “Stargate UK”, OpenAI dhe Nvidia përballen me kosto të larta energjie

Arabia Saudite rikthen plotësisht funksionimin e tubacionit kryesor të naftës

Arabia Saudite rikthen plotësisht funksionimin e tubacionit kryesor të naftës

Dialogu i ngrirë – shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Dialogu i ngrirë – shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut

OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut

Kurti përkujton 27-vjetorin e ngjarjeve në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Kurti përkujton 27-vjetorin e ngjarjeve në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën