TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu nga BIK: Fitër Bajrami forcon vlerat e paqes dhe solidaritetit

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
Haxhiu nga BIK: Fitër Bajrami forcon vlerat e paqes dhe solidaritetit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, me rastin e festës së Fitër Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është pritur nga Myftiu Naim Tërnava.

Gjatë vizitës, ajo ka theksuar rëndësinë e kësaj feste dhe mesazhet që ajo përcjell për shoqërinë, duke e vlerësuar si një moment reflektimi mbi durimin, sakrificën dhe përkushtimin që karakterizojnë muajin e Ramazanit.

“Mirë se po e gjejmë njëri-tjetrin këtu në këtë ditë të Fitër Bajramit. Urova Myftiun Tërnava, sikurse edhe bashkëpunëtorët e tij, sikurse edhe qytetarët e Republikës së Kosovës të besimit islam për festën që kurorëzon një muaj të sakrificës, një muaj të përkushtimit dhe po ashtu një muaj të durimit. Natyrisht që për qytetarët e Republikës së Kosovës, qytetarët e besimit islam, festa e Fitër Bajramit është një festë shumë e rëndësishme, shumë domethënëse. Muaji i shenjtë i Ramazanit na mëson durimin, na mëson mirësinë, ndërsa festa e Fitër Bajramit na mëson se si këto vlera mirësie t’i ndajmë me të tjerët.”, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se Bashkësia Islame e Kosovës ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për shoqërinë dhe shtetin, veçanërisht në promovimin e paqes, bashkëjetesës ndërfetare dhe mirëkuptimit.

“Vizita jonë sot këtu në Bashkësinë Islame të Kosovës është edhe si shenjë respekti për punën, për kontributin që Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë për shoqërinë tonë, për shtetin tonë, e sidomos në kultivimin e paqes, në bashkëjetesën ndërfetare, në mirëkuptim, që janë vlera shumë të rëndësishme për shoqërinë, por edhe për Republikën e Kosovës. Le të na shërbejë kjo festë e Fitër Bajramit si kujtesë se secili nga ne mund të japim shumëçka nga vetja, pikërisht që t’i lartësojmë këto vlera të shoqërisë sonë dhe pikërisht në këtë mënyrë e forcojmë besimin, por po ashtu edhe ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë. Me fat Fitër Bajrami, paqe, shëndet dhe begati për secilën familje. Faleminderit! Më lejoni që edhe juve mediave t’ju uroj Fitër Bajramin”, tha Haxhiu.

Tags: Albulena HaxhiuBIKFesta e Fiter BajramitTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

S’kalon rezoluta e LDK-së për çmimin e naftës

S’kalon rezoluta e LDK-së për çmimin e naftës

Kuvendi miraton rezolutën e PDK-së për të vërtetën e luftës

Kuvendi miraton rezolutën e PDK-së për të vërtetën e luftës

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

Shtretërit në emergjencë, përplasen ministri Vitia dhe deputetja Kadrijaj

Tyson Fury kthehet nga pensionimi, bokson të shtunën

Tyson Fury kthehet nga pensionimi, bokson të shtunën

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

E bujshme nga MLS, Neymar fillon kontaktet për t’iu bashkuar kampionatit amerikan

E bujshme nga MLS, Neymar fillon kontaktet për t’iu bashkuar kampionatit amerikan

Shtretërit në emergjencë, përplasen ministri Vitia dhe deputetja Kadrijaj

Shtretërit në emergjencë, përplasen ministri Vitia dhe deputetja Kadrijaj

Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama njofton për gjobën e shqiptuar ndaj investitorit

Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama njofton për gjobën e shqiptuar ndaj investitorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën