Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se mbetjet mortore të tre trupave të gjetur në Vidimiriq të Mitrovicës së Veriut, janë nga lufta e fundit në Kosovë.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar ekipet për angazhimin, duke shtuar se “nuk do të ndalemi deri sa të zbardhet fati i të gjithë personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë”
“Ekspert nga IML, përfaqësues nga KQPZH të shoqëruar nga policia, EULEX dhe ICRC, kanë arritur të bëjnë zhvarrimin e tre trupave në Vidimiriq të Mitrovicës së Veriut, persona të zhdukur nga lufta e fundit ne Kosovë. Pas pranimit të rezultateve të ADN, trupat do t’iu dorëzohen familjarëve”, ka shkruar Haxhiu.
Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit ka njoftuar se të mërkurën pas gërmimeve në Vidimiriq janë gjetur mbetje mortore të tre personave./teve1.info/