Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka lëvduar policinë për punën që ka bërë në rastet e fundit në Kosovë.
Ai ka përmendur arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e Liridona Murselit, arrestimin e plaçkitësve në Suharekë dhe rastet në veri, duke thënë se përkundër këtyre sukseseve, Qeveria e Kosovës nuk është duke mbështetur policinë.
“Policia e Kosovës brenda 24 orëve zbardhi rastin e vrasjes së Liridona Murseli. Policia e Kosovës brenda një jave arrestoi të dyshuarit për plaçkitjen e armatosur të argjendarisë në Suharekë. Policia e Kosovës arrestoi dhe vrau kriminelët në veri.
E përkundër këtyre sukseseve Qeveria e Kosovës nuk e mbështet Policinë e Kosovës. Mirënjohje dhe respekt për punën e Policisë së Kosovës. Turp për qasjen e Qeverisë ndaj kërkesave të Policisë”, ka thënë Haxhiu.