TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haxhiu kritikon Kurtin për marrëveshjet me BE-në, thotë se do duhej hetim parlamentar për dialogun me Serbinë

by Tëvë1
3 javë ago
2
A A
Haxhiu kritikon Kurtin për marrëveshjet me BE-në, thotë se do duhej hetim parlamentar për dialogun me Serbinë

Anëtari i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka shprehur kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me vendimin për Ligjin për të Huajt në raport me Bashkimin Evropian. Ai ka theksuar se bashkëpunimi me Bashkësinë Ndërkombëtare duhet të jetë gjithmonë në interes të Kosovës dhe jo në dëm të saj.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Haxhiu ka vlerësuar se qasja ndaj strukturave ilegale përbën, sipas tij, një dorëzim nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe një nënshtrim të madh ndaj shtetit.

Ai gjithashtu ka kërkuar një hetim parlamentar për mënyrën se si Qeveria e Kosovës ka zhvilluar negociatat me Serbinë, duke theksuar mungesë transparence gjatë viteve të fundit.

“Koordinimi me Bashkësinë Ndërkombëtar, partneriteti tonë duhet të jetë në interesin e Kosovës, jo në dëmin e Kosovës. S’mundesh me shkua prej një ekstremi në ekstremin tjetër, kjo jo vetëm që është dorëzim i LVV-së, është nënshtrim i madh që iu është bërë Kosovës. Po flas për aspektet e njohjes së strukturave ilegale, do duhej një hetim parlamentar për mënyrën e negociatave që i ka zhvilluar Qeveria e Kosovës në raport me Serbinë në vitet e fundit me zero transparencë”, ka deklaruar ai.

Sa i përket çështjes së presidentit, Haxhiu ka thënë se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja, pasi sipas tij edhe Gjykata Kushtetuese nuk mund ta ndryshojë situatën.

Ai shtoi se PDK është e gatshme të kontribuojë për zgjedhjen e një presidenti konsensual, por nuk e konsideron obligim mbështetjen për Vjosa Osmani, për të cilën tha se ka vepruar si “notere e Kurtit”.

Sipas Haxhiut, në zgjedhjet e fundit qeveria ka shpenzuar 600 milionë euro për blerje të votave.

“Momentin që t’i ke dështuar me zgjedh presidentin, vendi shkon në zgjedhje. Përgjegjësia është në bazë të numrave të votave që kanë në Kuvend, përgjegjësia i takon VV-së, krejt këto negociata që i ka udhëheq Kurti ka qenë më shumë për me i fajësua partitë opozitare duke ditur që vendi po shkon në zgjedhje. PDK-ja është e gatshme për me zgjedh një personalitet konsensual dhe me jep kontributin e saj me aq sa i ka 22 vota, janë diskutuar emrat e familjes Jashari, PDK-ja ka qenë pro kësaj nuk është realizuar ajo. Qeveria ka blerë votat ka shpenzuar 600 milionë euro për me i ble votat. PDK se ka obligim me përkrah Vjosa Osmanin, sa ka qenë president ka qenë notere e Kurtit”, tha Haxhiu.

Tags: bekim haxhiuceshtja e presidentitGjykata KushtetueseLVVTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Kulla: Trump po shfaq nervozizëm – Hormuzi i pakontrollueshëm

PDK mban konferencë për media

Protesta e studentëve në Shkup-PDK: E drejta për arsimim e vlerësim në gjuhën amtare, e garantuar me ligj

“InfoNata” 06.04.2026

“InfoNata” 06.04.2026

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Kulla: Trump po shfaq nervozizëm – Hormuzi i pakontrollueshëm

“Matrix” 06.04.2026

“Matrix” 06.04.2026

PDK mban konferencë për media

Protesta e studentëve në Shkup-PDK: E drejta për arsimim e vlerësim në gjuhën amtare, e garantuar me ligj

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën