Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se njëri nga të arrestuarit për vrasjen e Liridonës është bashkëshorti i saj, Naim Museli.
Ajo tha se Murseli ishte munduar që ta fshehte krimin duke thënë se ishin cak i një grabitje.
“Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje”, ka thënë ai.
Tutje, Haxhiu ka thënë se ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
“Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”, ka thënë ajo.
Arrestimin e dy persona për këtë rast e ka konfirmaur edhe Policia e Kosovës.