Haxhiu theksoi se sot është ripahur një mundësi e tillë sepse pavarësia ekonomike e vajzave dhe grave përmes punësimit është prioritet i Qeverisë, raporton teve1.info
“Këtë vit janë punësuar afër 5 mijë vajza dhe gra në kuadër të masës 1.3.Sot, sërish është rihapur një mundësi e tillë sepse pavarësia ekonomike e vajzave dhe grave përmes punësimit është prioritet i Qeverisë”, ka shkruar Haxhiu.
Ndryshe, sot ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se është ripahur masa 1.3 që ka të bëjë me punësimin e vajzave dhe grave, teksa tha se nga ky muaj e deri më 15 prill bizneset që hapin vende të reja të punës për vajza dhe gra do të mbështeten deri me 50 për qind të pagës për tre muajt e parë./teve1.info