TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Haxhiu: Kërkesat për dorëheqje e kanë problemin me Qeverinë Kurti, jo hallin te gratë që po vriten

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Haxhiu: Në krye të prokurorisë duhet ta kemi një person i cili nuk e ka “bishtin e zënë me derë”

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi po ashtu se kur kërkohet dorëheqja duhet dhënë arsyet e kësaj kërkese.

Ndërsa, shtoi se Kosova asnjëherë nuk ka pasur qeveri që me aq seriozitet e ka trajtuar fenomenin e femicidit sesa kjo e tanishmja.

Reklamë

“Kur kërkohet dorëheqja duhet të jepen arsyet se cila është arsyeja qe kërkohet dorëheqje e dikujt. MD ka kryer të gjitha kompetencat në përputhje me mandatin, MD nuk ka të drejtë që t’i kërkojë prokurorit të merr masa të paraburgimit apo të ndërmarrë masa të tjera, MD nuk ka të drejtë që të shkarkojë prokurorë dhe gjyqtarë. Duket që kërkesat e tilla veçse po bëhen sepse nuk e dinë ngjarjen e përgjegjësive dhe kompetencave ose bëhen për arsye të caktuara dhe fare nuk e kanë hallin tek gratë që po vriten, por problemin e kanë me Qeverinë Kurti. Kjo qasja është e papranueshme sepse unë besoj pajtoheni me mua, nuk ka pasur qeveri ndonjëherë në Kosovë që e ka trajtuar më me seriozitet fenomenin e femicidit që duket së lufta me të është e vështirë por nuk mund të jetë e pamundshme sepse një fenomen i tillë si femicidi nuk bënë assesi qe të na dorëzojë. Ne do të vazhdojmë punën dhe angazhimin dhe do t’i adresojmë të gjitha kompetencat që kemi. Ata të cilët po kërkojnë dorëheqje kur ne kemi procedurat ndryshimet ne Kodin Penal kur krmi paraparë dënime plotësuese për personat që shpallen fajtorë për dhunë në familje dhe seksuale ngacmime seksuale kanë thënë se këto ndryshime shkelin të drejtat e njeriut…. MD me kompetencë të plotë ka kryer të gjitha përgjegjësitë që ka, mirëpo dështimi është tek sistemi i drejtësisë”, theksoi ajo.

Ajo tha se kanë pritur se inspektimet e Inspektoratit policor, shëndetësor dhe të atij për punë sociale të përfundojnë dje lidhur me rastin e vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë.

Por, për shkak të situatës komplekse, sipas Haxhiut këto inspektime kanë marr më shumë kohë.

“Të tri institucionet ai policor, shëndetësor dhe punë sociale kanë filluar inspektimet. Ne kemi pritur që ato te mbarojnë dje, mirëpo duket që janë pak më komplekse dhe sigurisht që kanë marr kohë më tepër”, tha Haxhiu.

Lidhur me takimin që pritet të mbahet sot me krerët institucional e që është thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e para e drejtësisë kosovare tha se ky takim qëllim ka diskutimin për situatën e krijuar pas vrasjeve të rënda që kanë ndodhur në vend.

Edhe njëherë Haxhiu ka theksuar se në rastin e gruas shtatzënë që dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj ka dështim zinxhiror dhe se do t’i ndërmarrin veprimet sipas kompetencave.

“Qëllimi i këtij takimi është qe të flasim për situatat që kanë ndodhur për vrasjet e rënda dhe për femicidin si fenomen dhe për rolin e institucioneve dhe adresimin e përgjegjësive duke pas parasysh qe sipas informacioneve të para ka dështim zinxhiror dhe për këtë siç iu kam thënë edhe dje në momentin që do të pranojmë raportet e inspektimit qofte nga policia, inspektorati shëndetësor apo nga qendrët për punë sociale do të ndërmerren veprime në përputhje me kompetencat”, tha ajo.

Të mërkurën rreth orës 18:00 para Klinikës së Gjinekologjisë është vrarë me armë zjarri 35-vjeçarja shtatzënë. Ajo dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti Sokol Halili.

Rasti i gruas në fjalë ishte i njohur për organet e rendit, derisa ajo kishte edhe urdhër për mbrojtje nga Prokuroria e Shtetit.

E pas kësaj ngjarjeje pati reagime të shumta ku u kërkua edhe dorëheqje. /KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

Berisha thotë se VV nesër mund të propozojë një grua, flet nëse PDK do ta votonte Kusari-Lilën

Berisha thotë se VV nesër mund të propozojë një grua, flet nëse PDK do ta votonte Kusari-Lilën

Aksidenti në Dollc – Katër të lënduar lirohen, një pacient në kujdes mjekësor

Aksidenti në Dollc – Katër të lënduar lirohen, një pacient në kujdes mjekësor

Fillon seanca ndaj të dyshuarit për pjesëmarrje në protestat e dhunshme në veri

I akuzuari pranon fajësinë për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit

Sulmi rus me raketa vret 7 persona në Kharkiv, ndërsa Zelensky shkon në Uashington

Një i vdekur nga sulmi i tretë më i madh rus ndaj Ukrainës këtë vit

“Mesditë”- 21.08.2025

“Mesditë”- 21.08.2025

Aksidenti në Dollc – Katër të lënduar lirohen, një pacient në kujdes mjekësor

Aksidenti në Dollc – Katër të lënduar lirohen, një pacient në kujdes mjekësor

Fillon seanca ndaj të dyshuarit për pjesëmarrje në protestat e dhunshme në veri

I akuzuari pranon fajësinë për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit

Deklarohet i pafajshëm i akuzuari se bëri thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad

Deklarohet i pafajshëm i akuzuari se bëri thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X