TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Haxhiu: Gratë i vuajnë më shumë fenomenet negative në vend

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
​Haxhiu: Gratë i vuajnë më shumë fenomenet negative në vend

“Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, është tema e sotme e diskutimit të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, ku u tha se ende gratë nuk janë të barabarta në ndarjet buxhetore.

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, u shpreh se gratë më pak kanë mundësi t’i qasen financimit privat, për shkak të paragjykimeve.

“Ne kemi një ligj, i cili 4 milionë euro financon për demokratizimin e subjekteve politike. Por, në kuadër të kësaj nuk kemi një ligj i cili percakton shpërndarjen e këtyre mjeteve në ndarje buxhetore gjinore… edhe pse kemi një kuotë nuk kemi një ndarje buxhetore që e bën aksesin më të vështirë dhe kontribuon në diskriminim”, tha ai.

Në diskutimin “Roli i forumeve të grave në promovimin e buxhetimit gjinor”, kryetarja e organizatës “Gratë për Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, tha se gratë i vuajnë më shumë fenomenet negative në vend.

“Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor na ndihmon që shërbimet për gratë dhe burrat të jetë i barabartë dhe të mos ketë kurrfarë dallimi. Nisur nga fakti që shoqëria është e ndërtuar mbi pabarazi të shumta, secili veprim i yni duhet të jetë mbi korrektimin e këtyre pabarazive”, theksoi Haxhiu.

Ajo shtoi se në mbledhjet e Këshillit te Përgjithshëm të LVV-së, gratë mungonin për shkak të kujdesit për fëmijët. Ajo tha se kanë praktikuar çerdhe mobile, që të njëjtat mos të mungojnë në mbledhjet e këshillit.

Edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, foli për kuotën e garantuar për pjesëmarrjen e grave, për çka tha se është e pamjaftueshme.

“Ne kemi vendosur që të mos ketë një forum të veçantë për gratë, por të përbashkët. A mund të ndodhë kjo brenda një dite? Jo. Ne kemi lenë një afat deri në 2025 të synojmë që të kemi një përfaqësim të barabartë. Në zgjedhjet e fundit lokale, PDK ka pasur më së shumti gra kandidate për kryetare. Nuk është ajo që dëshirojmë”, u shpreh ajo.

Kryetarja e Forumit të Gruas në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Diellza Kukaj, deklaroi se përfaqësimi i grave në instanca të ndryshme është parakusht i domosdoshëm, raporton KP.

“Mbështetemi nga Ligji për Financimin e Subjekteve Politike. Me aq kohë sa kam në AAK nuk kemi pasur mbështetje në aktivitetet që kemi zhvilluar. Unë mendoj që intervenimi duhet të jetë në mentalitetin e shoqërisë”, shtoi ajo.

Tags: Albulena HaxhiuEliza HoxhaIDK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hargreaves takon Haxhiun, mirëpret votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetin

Hargreaves takon Haxhiun, mirëpret votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetin

Ndërprerje të përkohshme të ujit në disa zona të Mitrovicës për shkak të punimeve në rrjet

Ndërprerje të përkohshme të ujit në disa zona të Mitrovicës për shkak të punimeve në rrjet

Hajnat vjedhin 26 mijë euro dhe stoli ari në vlerë 2.000 euro në Skenderaj

Vidhen para e stoli ari në një shtëpi në Klinë

Sulmohen dy policë në Kaçanik, njëri dërgohet në emergjencë

Sulmohet një polic në Shtërpcë, arrestohet i dyshuari

Peja largon tre basketbollistë të huaj

Peja largon tre basketbollistë të huaj

Hargreaves takon Haxhiun, mirëpret votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetin

Hargreaves takon Haxhiun, mirëpret votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetin

Drenica – Prishtina e Re, mbyll xhiron në Superligë

Drenica – Prishtina e Re, mbyll xhiron në Superligë

Hellems i Vëllaznimit shpallet “MVP”

Hellems i Vëllaznimit shpallet “MVP”

​Gjakova tregon çelësin e sukseseve të tij në xhudo

​Gjakova tregon çelësin e sukseseve të tij në xhudo

​19 të vdekur nga aksidenti i autobusit në Nepal

​19 të vdekur nga aksidenti i autobusit në Nepal

Biserko: Vuçiq hapi dyert e ndikimit rus, Serbia po destabilizon Ballkanin

Biserko mbështet propozimin e Kurtit për gjykatë të veçantë për “Sarajevo Safari”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën