Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas rrëmbimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia.
Ajo këtë veprim e ka cilësuar si provokim nga ana e Serbisë, teksa ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar tu përgjigjet këtyre provokimeve.
“Serbia kriminale ka rrëmbyer tre pjesëtarë të Policisë së Republikës së Kosovës në Leposaviq. Për provokime si këto, të organizuara nga Serbia me qëllim të destabilizimit të situatës në veri, duhet të përgjigjet edhe faktori ndërkombëtar”, ka shkruar ajo./teve1.info./
Criminal Serbia has kidnapped three Police members of the Republic of Kosovo in Leposaviç.
For provocations like these, organized by Serbia with the aim of destabilizing the situation in the north, the international factor must also respond.
— Albulena Haxhiu (@albulenahaxhiu_) June 14, 2023