TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu emërohet koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Haxhiu emërohet koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka emëruar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se si përgjigje ndaj dhunës, qeveria po e përmirëson edhe kornizën ligjore, teksa shtoi se përpjekjet për ta çrrënjosur dhunën ndaj grave dhe vajzave janë të vazhdueshme

“Për bashkëpunim më të thelluar, me qasje ndër-sektoriale dhe zinxhir institucional të fuqizuar, kemi miratuar Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave (2022-2026). Kemi avancuar nëpërmjet definimit të dhunës ndaj grave si vepër penale në Kodin Penal. Po ofrojmë ndihmë juridike falas për viktimat e dhunës në familje dhe me bazë gjinore, pavarësisht gjendjes socio-ekonomike”, thuhet në postimin e Kurtit.

Më tej, Kurti ka shkruar se se për t’ua lehtësuar financiarisht përballjen me pasojat e dhunës, është miratuar Ligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ndërsa për trajtimin e dhunimeve seksuale është lansuar Protokolli Shtetëror

“Për t’ua lehtësuar financiarisht përballjen me pasojat e dhunës, kemi miratuar Ligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit. Rregulluam bazën ligjore për dënime plotësuese për personat që shpallen fajtorë për dhunë në familje dhe dhunim seksual, dhe prioritizim të hetimeve dhe gjykimeve për këto raste. Kemi rritur financimin e shërbimeve të strehimoreve për mbi 100% për 2023. Përmes miratimit të projektligjit për shërbime sociale dhe familjare, filluam reformë të thellë për Qendrat për Punë Sociale”, thuhet tutje në postim.

Po ashtu, Kurti ka theksuar se Ministria e Drejtësisë ka planifikuar mbi 80 aktivitete në kuadër të fushatës “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, për të cilën tha se do të hapet më 25 nëntor.

“Puna në adresimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk ndalet, vazhdon përditë”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​NATO po vlerëson kapacitetet mjekësore të FSK-së, Maqedonci dhe Jashari vizitojnë ekipet

​NATO po vlerëson kapacitetet mjekësore të FSK-së, Maqedonci dhe Jashari vizitojnë ekipet

​Murati prezanton projektbuxhetin 2027, opozita kritikon planifikimin dhe realizimin e investimeve kapitale

​Murati prezanton projektbuxhetin 2027, opozita kritikon planifikimin dhe realizimin e investimeve kapitale

Tre ekspertë do të angazhohen në Komisionin Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Tre ekspertë do të angazhohen në Komisionin Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Kurti në Francë kërkon statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

BE zgjeron sanksionet ndaj Rusisë, miratohen masa të reja ndaj 43 individëve dhe 100 kompanive

BE zgjeron sanksionet ndaj Rusisë, miratohen masa të reja ndaj 43 individëve dhe 100 kompanive

KB Peja forcohet me qendrën Hemphill

KB Peja forcohet me qendrën Hemphill

Tre ekspertë do të angazhohen në Komisionin Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Tre ekspertë do të angazhohen në Komisionin Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Bostoni mposht Philadelphian dhe i merr kreun e Konferencës së Lindjes

Bostoni mposht Philadelphian dhe i merr kreun e Konferencës së Lindjes

“Kuqezinjtë” mbyllin përgatitjet në “Air Albania”

“Kuqezinjtë” mbyllin përgatitjet në “Air Albania”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën