I pyetur nëse kanë dështuar të gjitha qeveritë në çështjen e sigurimeve shëndetësore, deputeti Haxhiu në Tëvë1 tha se pajtohet. Sipas tij, ato kanë dështuar për faktin se nuk kishin një menaxher për ta udhëhequr sektorin e shëndetësisë.
“Kanë dështuar të gjithë sa i përket sigurimeve shëndetësore, sepse nuk kemi pasur menaxher. Pra një menaxher që e udhëheqë sektorin e shëndetësisë, që arrin të implimentojë sigurimet shëndetësore. Kemi pasur një program të dorëzuar sa i përket kësaj çështje, ku qytetari merr shërbime shëndetësore me kartelë digjitale brenda 2 viteve, por për fat të keq nuk është arritur të implimentohet një gjë e tillë”, tha Haxhiu në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.