TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Haxhiu: Do të fillojmë procedurat për dërgimin e mandatarit për kryeministër

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Haxhiu: Kryeministër do të jetë Albin Kurti, opozita s’mund ta bëjë e vetme qeverinë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu deklaroi se do të fillojnë procedurat për dërgimin e mandatarit për kryeministër, Albin Kurti. Ajo nuk tregoi se kur do të ndodhë një gjë e tillë, veçse shtoi se do të vazhdojnë komunikimet edhe me deputetë të tjerë për të parë nëse kanë vullnet për të qenë pjesë e qeverisjes.

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, zgjedhjes së nënkryetarit nga pakicat serbe, Nenad Rashiq, Haxhiu deklaroi se “është i habitshëm qëndrimi i PDK-së”.

“Për mua është e habitshme qëndrimi i PDK-së. Pra, ata nuk patën votë kundër Listës Serbe, prandaj uroj që ta sqarojnë qëndrimin e tyre, sepse sot të gjithë bashkë është dashur që të jemi në të njëjtën linjë që të kontribuojmë në konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, por që të mos lejojmë assesi qëndrime jo të qarta në raport me Listën Serbe, duke pasur parasysh që Lista Serbe dirigjohet nga Beogradi dhe i përfaqëson interesat e tyre në Republikën e Kosovës. Megjithatë, konsideroj që është jashtëzakonisht e rëndësishme që sot Kuvendi i Republikës së Kosovës u konstituua, pra është zgjedhur nënkryetari i fundit, zotëri Nenad Rashiq. Është lajm i mirë sepse nuk e kemi në kryesinë e Kuvendit më një përfaqësues që nuk e pranon Republikën e Kosovës, por e lufton në vazhdimësi atë”, deklaroi Haxhiu.

Haxhiu tha se konsultimet dhe takimet do të vazhdojnë edhe me deputetë tjerë për formimin e qeverisë, për çka theksoi se do të fillojnë me “procedurat për dërgimin e mandatarit për kryeministër, Albin Kurti”.

“Ne si Lëvizje Vetëvendosje do të fillojmë me procedurat për dërgimin e emrit, mandatarit tonë, kryeministrit Albin Kurti, kryeministrit të tashëm, por edhe të ardhshëm të Republikës së Kosovës, i cili do të drejtojë Qeverinë Kurti 3. Ne kemi pasur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, pra ne si organ i LVV-së, Këshilli i Përgjithshëm e ka votuar për mandatar kryeministrin Kurti. Kryeministri Kurti është personi më i votuar ndonjëherë në Republikën e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje është subjekti me mbështetjen më të madhe nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Prandaj natyrisht që jemi të interesuar që sa më parë të vazhdojmë me procedurat. Saktësisht kur, natyrisht që do të ju njoftojmë. Por, po ashtu krahas kësaj ne do të vazhdojmë komunikimet edhe me deputetët e tjerë në mënyrë që të kuptojmë më shumë nëse kanë vullnet për të qenë pjesë e qeverisjes. Unë sot nuk mund të ju jap detaje për këtë, por ju premtoj që do të njoftoheni sapo që të ketë diçka konkrete”, përfundoi Haxhiu.

Pas më shumë se pesë muajsh, Kuvendi i Kosovës ka konstituar legjislaturën e nëntë.

Në seancën e sotme u zgjodh deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, si nënkryetar nga komuniteti serb, për të kompletuar Kryesinë e Kuvendit.

Rashiq në seancën e sotme mori votat e 71 vota për, nëntë vota kundër dhe 24 abstenime.Për dallim nga seancat tjera, Rashiq kësaj radhe ka marrë edhe votat e deputetëve të LDK-së.

 

Tags: Albulena HaxhiuKonstituimi i KuvenditNenad RashiqTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën