TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hasani: Kurti po kërkon zgjedhje të parakohshme për t’i ikur përgjegjësisë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Hasani: Kurti po kërkon zgjedhje të parakohshme për t’i ikur përgjegjësisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, tha se ftesa e kryeministrit Albin Kurti partive opozitare dhe kërkesa e zgjedhjeve të parakohshme janë absurde dhe për t’i ikur përgjegjësisë, raporton teve1.info

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Hasani tha se dështimi i hyrjes në agjendën e Këshillit të Ministrave për anëtarësim në KiE, çështja e dinarit e Manastiri i Deçanit janë disa nga dështimet e kësaj qeverie.

Hasani tha se edhe po të mos shkojmë në zgjedhje të parakohshme, në muajin gusht duhet të filoj procesi për organizimin e zgjedhjeve të rregullta, andaj dallimi sipas tij është rreth tre muaj.

“Në gusht fillojmë zgjedhjet e rregullta dhe tani mundësia që me shku përpara në zgjedhje para kësaj date janë disa rrethana të cilat i kanë kushtëzua ose shty partitë politike të mendojnë për këtë fushë, për shkak se qeveria me dialogun me Serbinë dhe me pikat të cilat i ka trajtuar në dialog ia kanë cenu integritetin territorial të Kosovës në raport me Asociacionin, ose dinarin, ose dhe Manastirin. Të gjitha këto kanë qenë tema të diskutimeve të cilat pozita e sotshme ka ardhë në pushtet duke i kundërshtuar”, tha Hasani.

Ai shtoi se përjashtimi i Kosovës nga agjenda e Këshillit të Ministrave në KiE, është një tregues i jofunksionalitetit të qeverisë.

“Ardhja në një rrethanë tjetër të re ku PE e miratoi rezultatet dhe raportin për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe në anën tjetër Këshilli Ministrave i cili me 17 do ta mbaj mbledhjen dhe aty nuk është pejsë e rendit të ditës Kosova për anëtarësim, kjo tregon jo një funksionalitet, jo një gadishmëri ose jo një strategji të menduar mirë të qeverisë së Kosovës kështu që për t’i ikë këtij dështimi, për shkak se të gjithë zyrtarët evropianë kanë dalë me deklaratat se Kosova nuk është pejsë e agjendës dhe për t’i ikur kësaj kryeministri e ka parë të arsyeshme të thirr opozitën dhe të diskutoj për datën e zgjedhjeveve. Megjithatë, përjashtuar të gjitha, dikush do të dakordohet për datën e zgjedhjeve sepse nëse jo të jashtëzakonshme, do të shkojmë në zgjedhje të rregullta, me duket absurd dhe qeveria për t’i ikë përgjegjësisë”, tha Hasani në Tëvë1.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Gjilan: 14 të dyshuar për “dallavere” me vota përfundojnë në polici

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Gjilan: 14 të dyshuar për “dallavere” me vota përfundojnë në polici

Dhunë fizike në shkolla – raste të izoluara apo fenomen?

Dhunë fizike në shkolla – raste të izoluara apo fenomen?

Seanca konstituive shtyhet në orën 17:00, Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

Seanca konstituive shtyhet në 17:00, nënkryetarët do të votohen në pako

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.02.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.02.2026

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Gjilan: 14 të dyshuar për “dallavere” me vota përfundojnë në polici

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Gjilan: 14 të dyshuar për “dallavere” me vota përfundojnë në polici

Dhunë fizike në shkolla – raste të izoluara apo fenomen?

Dhunë fizike në shkolla – raste të izoluara apo fenomen?

Seanca konstituive shtyhet në orën 17:00, Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

Seanca konstituive shtyhet në 17:00, nënkryetarët do të votohen në pako

Rënie e Kosovës në Indeksin e Korrupsionit: Mungesa e institucioneve funksionale e çon vendin në pozitën e 76

Rënie e Kosovës në Indeksin e Korrupsionit: Mungesa e institucioneve funksionale e çon vendin në pozitën e 76

Përqafime e mall – momenti kur Haxhi Shala pas dy vitesh arrin në shtëpi

Përqafime e mall – momenti kur Haxhi Shala pas dy vitesh arrin në shtëpi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën