TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hasani: Kosova nuk mund të përfitojë nga lufta në Ukrainë për t’u anëtarësuar në NATO

by tëvë1
5 vjet ago
0
A A
Hasani: Kosova nuk mund të përfitojë nga lufta në Ukrainë për t’u anëtarësuar në NATO

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk përcaktohet prej agresionit rus në Ukrainë, por nga dinamikat e brendshme që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë.

Hasani në një intervistë për KosovaPress, thekson se Kosova nuk mund të përfitojë nga lufta në Ukrainë për t’u anëtarësuar në NATO, apo organizata të tjera ndërkombëtare, pasi Rusia nuk mund të projektojë forcë në Ballkanin Perëndimor.

“Çështja e anëtarësimit tonë në NATO, këtë duhet ta kuptojë çdokush se përcaktohet prej dinamikave dhe faktorëve të tjerë të brendshëm që kanë të bëjnë me raportet tona në dialogun me Serbinë. Anëtarësimi ynë në NATO është çështje e sigurisë rajonale këtu, jo çështje e sigurisë globale. Pasi ndikimi rus është shumë i dobët në këtë pjesë të botës dhe nuk mundet të projektojë forcë sepse është krejt e rrethuar me NATO-n. Anëtarësimi ynë në NATO është njëri prej mjeteve të fundit të presionit ndaj Serbisë për njohje të Kosovës dhe stabilizim të marrëdhënieve me Kosovën. Nuk është diçka që kjo krizë dhe kjo luftë që ne mund të përfitojmë me anëtarësim në NATO dhe as me anëtarësim në organizata të tjera ndërkombëtare. Ato janë pjesë e dinamikave të tjera që lidhen me rajonin dhe fqinjësinë tonë të afërt dhe jo Rusinë… Nuk është ajo që është e pamundur, (anëtarësimi këtë vit i Kosovës në NATO), por nuk diktohet prej faktorëve që po paraqiten. Nuk diktohet prej faktorit rus, raporteve të tyre fqinjësore si Ukraina, apo vendeve të tjera. Ajo diktohet prej raporteve tona me Serbinë, sa i përket dialogut. Anëtarësimi ynë në NATO është pjesë e atij procesi dhe është mjet si presion ndaj Serbisë nëse nuk merr vesh si të thuash ose nuk dëshiron me kuptu se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe ne jemi përfitues”, ka thënë Hasani.

Tags: Enver HasaniKosovaNATO
ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën