TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

nga TËVË 1
3 orë më parë
3
A A

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se dispozitivi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituim të Kuvendit është “jashtëzakonisht i qartë” dhe nëse ka vullnet politik, procesi mund të finalizohet.

Megjithatë, ai i ka identifikuar disa “defekte” që sipas tij e bëjnë problematik vendimin: urdhri që seancën ta vazhdojë Avni Dehari, edhe pse, sipas Hasanit, ai ka kryer shkelje kushtetuese, dhe pse deputetët janë urdhëruar të marrin pjesë në seancë dhe të votojnë, por pa u bërë publike masat ndëshkuese.

Ai është shprehur i bindur se mungesa e masave ndëshkuese është pasojë e, siç e quan ai, “ndërhyrjes” së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në drejtësi, përmes deklarimeve të saj publike.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur më 8 gusht që kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur, duke e urdhëruar Deharin që t’i kthehet rendit të ditës, siç ishte caktuar më 8 prill.

Në vendim është thënë se emri i një kandidati për kryeparlamentar mund të propozohet në votim vetëm deri në tri herë, teksa deputetët do të kenë kohë të përmbyllin konstituimin e Kuvendit brenda 30-ditësh, pasi aktgjykimi të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Hasani, si e vlerësoni aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të 8 gushtit?

Enver Hasani: Arsyetimi ende nuk ka dalë dhe unë do ta komentoj vetëm dispozitivin. Nga dispozitivi shihet se ka një qartësi se çfarë duhet të bëjnë palët në këtë rast, pra deputetët lidhur me konstituimin.

Në aspektin profesional mendoj se është e çuditshme se si mund të konstatohet shkelja kushtetuese e zotit Avni Dehari dhe i njëjti të urdhërohet të vazhdojë aty ku e ka shkelur Kushtetutën. Kjo nuk mund të arsyetohet me standardet e gjyqësisë kushtetuese. Dhe e dyta, ju e dini, edhe në aktgjykimin e vitit 2014, edhe në atë të para një muaji të Gjykatës Kushtetuese, është thënë se deputetët duhet të rrinë dhe të votojnë, por tani gjykata i urdhëron. Edhe kjo bie ndesh me postulatin e mandatit të lirë dhe besoj se kjo është vështirë e pajtueshme me standardet kushtetuese.

Mendoj se gjykata ka gabuar në këtë drejtim sepse është dashur t’i vë në dukje sanksionet, nëse deputetët nuk e konsitituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, siç është ndonjë decertifikim, humbje e mandatit, e kështu me radhë. Në këtë kuptim mendoj se janë dy defekte, që në aspektin e gjyqësisë dhe të drejtës kushtetuese janë pak të pajtueshme. Në pjesën e qartësisë, nëse ka vullnet të mirë, dispozitivi është jashtëzakonisht i qartë.

“Gjendja jokushtetuese nisi kur Dehari e ndryshoi rendin e ditës”

Radio Evropa e Lirë: Tani kush duhet ta caktojë seancën dhe kur mund të thirret ajo?

Enver Hasani: Dispozitivi thotë se duhet të thirret sipas datës kur zoti Dehari e ka bërë propozimin për votim të fshehur, atë që e bëri në mënyrë arbitrare, mënyrën e ndryshimit të rendit të ditës. Gjykata ka urdhëruar ekzekutimin e rendit të ditës të datës 8 prill. Duhet të ekzistojë një pikë se kur ka nisur gjendja jokushtetuese. Gjendja jokushtetuese ka nisur në momentin kur zoti Dehari e ka ndryshuar rendin e ditës. Zoti Dehari duhet të vazhdojë seancën ashtu siç ka qenë e caktuar më 8 prill, kur është caktuar skenari i konstituimit të Kuvendit. Pra, duhet të numërohen 30 ditë nga fillimi.

Radio Evropa e Lirë: Si do të duhej të zgjidhej ky aspekt, që i është dhënë mandati sërish zotit Dehari, nëse ka bërë shkelje kushtetuese?

Enver Hasani: Zoti Dehari tani ka detyrim kushtetues dhe nuk guxon të devijojë, sepse është e qartë se ai tani ka urdhër që ta ekzekutojë skenarin e datës 8 prill 2025. Atë urdhër ai nuk guxon ta devijojë. Duhet të propozohet deri në tri herë kandidati i njëjtë, do të thotë çdo 24 orë mund të propozohet nga partia e njëjtë brenda 30 ditëve, por jo të jetë i njëjti kandidat, çdo tri herë duhet të ndryshohet. Në dispozitiv gjykata është e heshtur, sepse nuk mund t’i detyrosh deputetët të votojnë dhe gjykata nuk e ka treguar pasojën juridike, e ka bërë të njëjtën gjë sikurse në aktgjykimin paraprak. Por, për dallim nga herën e kaluar, dispozitivi ishte i qartë.

“Mospërmendja e pasojave, defekt i vendimit”

Radio Evropa e Lirë: Çfarë ndodh pas 30 ditëve, nëse nuk konstituohet Kuvendi?

Enver Hasani: Unë besoj që këtë radhë, meqenëse po lidhemi, siç po populli, “njeriu lidhet për fjalë”, zoti [Albin] Kurti dje e tha qartë se do të zbatojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese, dispozitivi është shumë i qartë dhe unë nuk kam asnjë arsye që ai nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë ndodh nëse një deputet apo grup deputetësh nuk marrin pjesë në seancë, ose nuk votojnë? A është shkelje kushtetuese?

Enver Hasani: Derisa gjykata e ka urdhëruar votimin, bëhet fjalë për urdhër gjykate dhe çdo veprim ndryshe përbën shkelje të Kushtetutës nga ana e deputetëve, por gjykata në dispozitiv nuk ka treguar çfarë ndodh tutje, cilat janë pasojat, dhe këtu është defekti i këtij aktgjykimi.

“Presidentja intimidoi Gjykatën Kushtetuese”

Radio Evropa e Lirë: Pse besoni se gjykata nuk i ka bërë të ditura masat?

Enver Hasani: Mund të spekuloj, mungesë guximi. Arsyeja pse aktgjykimi nuk i ka shkuar deri në fund është deklarimi i zonjës presidente [të Kosovës, Vjosa] Osmani. Shihet qartë se mund të ketë ndikuar në dispozitiv, në aspektin e moscaktimit të masave, kjo është ndërhyrje e saj në drejtësi dhe në një mënyrë ose tjetër e ka intimiduar gjykatën dhe gjykata nuk ka shkuar deri në fund të këtij aktgjykimi, sepse po shihet qartë që një gjyqtar është kundër.

Radio Evropa e Lirë: Çka nëse dikush nuk e njeh vendimin e gjykatës, me arsyetimin se për të mund të ketë votuar gjyqtari Radomir Llaban?

Enver Hasani: Ajo nuk mund të ndodhë, ajo do të ishte marrëzia më e madhe nëse një parti politike e bën atë. Ashtu siç ka qenë tërësisht i papranueshëm dhe papjekuri e qartë edhe veprimi i presidentes, sepse nuk mund të dihet se kush është ai gjyqtar që ka votuar kundër apo nëse ka marrë pjesë në votim. Ajo gjë nuk bëhet publike, por ajo doli publikisht në konferencë për shtyp dhe sulmoi gjyqtarin, ajo është ndërhyrje në gjyqësi.

Radio Evropa e Lirë: Pra, ju besoni se gjykata është frikësuar nga presidentja dhe ajo ka ndërhyrë në drejtësi?

Enver Hasani: Jam i sigurt që kjo është arsyeja në bazë të dispozitivit. Mungesa e masave ndëshkuese sa i përket afatit pas 30 ditëve dhe zotit Dehari, është pasojë e ndikimit nga ana e presidentes Osmani.

Tags: Enver HasaniGjykata KushtetueseTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Ra nga kati i pestë i një ndërtese në Ferizaj, vdes 56-vjeçarja

Ambasada gjermane mbështet deklaratën e Sarrazinit: Shteti në radhë të parë, partitë të punojnë bashkë

Ambasada Gjermane: Të veprohet në përputhje me vendimin e Kushtetueses

Rikthimi i shtetësisë pa tarifa, mërgimtarët kanë kërkesë që kenë një deputet nga diaspora

​Këto janë pritjet aktuale në pikat e kalimit kufitar

Brenda një viti parashtrohen mbi 1600 ankesa për shkeljen e të drejtave të njeriut

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Volejbollistët e Kosovës, vazhdojnë kualifikimet  e Evropianit, me selektorin e ri

Volejbollistët e Kosovës, vazhdojnë kualifikimet e Evropianit, me selektorin e ri

Ter Stegen reagon pas spekulimeve: “Dashuria ime për Barcelonën është absolute”

Ter Stegen reagon pas spekulimeve: “Dashuria ime për Barcelonën është absolute”

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Ra nga kati i pestë i një ndërtese në Ferizaj, vdes 56-vjeçarja

Ambasada gjermane mbështet deklaratën e Sarrazinit: Shteti në radhë të parë, partitë të punojnë bashkë

Ambasada Gjermane: Të veprohet në përputhje me vendimin e Kushtetueses

Rikthimi i shtetësisë pa tarifa, mërgimtarët kanë kërkesë që kenë një deputet nga diaspora

​Këto janë pritjet aktuale në pikat e kalimit kufitar

Brenda një viti parashtrohen mbi 1600 ankesa për shkeljen e të drejtave të njeriut

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X