TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Hasan Dakaj u maltretua në burgun e Serbisë” – Familja dhuroi dorëzani 25 mijë euro

Gjendja emocionale e Hasan Dakajt pas lirimit nga burgu i Serbisë nuk është e mirë. Në një rrëfim për Tëvë1, vëllau i tij tregoi se Hasani ishte maltretuar gjatë qëndrimit atje, deri tha se për lirimin e tij kanë dhënë 25 mijë euro dorëzani.

by Venhar Isufi
1 vit ago
44
A A
“Hasan Dakaj u maltretua në burgun e Serbisë” – Familja dhuroi dorëzani 25 mijë euro

Pas një viti, erdhi në shtëpinë e tij.

I emocionuar përqafoi shokët e familjarët.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj i cili u arrestua më 5 janar të vitit 2024 nga autoritetet serbe,  për një vit qëndroi në burgun e Serbisë nën pretendimet kinse për kryerje të krimeve gjatë luftës kundër popullsisë serbe.

Po atë ditë, Hasan Dakaj ishte me të vëllain Xhevdet Daka duke udhëtuar për në Itali.

Dakaj nuk ishte i gatshëm të flasë të shtunën para kamerës së tëvë1, mirëpo vëllau i tij, Gëzim Dakaj tregoi se si ai ishte maltretuar në fillimet e arrestimit.

“Nuk ka qenë gjendja e tij e mirë, se ka pas sidomos ato ditë e para, kur ka biseduar me bashkëshorten e tij, i ka thënë gjithçka janë duke bërë në trup timin, por pastaj kur ka shkuar në vizitë dal ngadalë kanë intervenuar QUINT-i, OSBE-ja, Kryqi i Kuq ndërkombëtar pastaj nuk ka pas më maltretime”, tha Gëzim Dakaj.

Dakaj thotë se vëllai i tij është ende në gjendje jo të mirë emocionale.

Sipas tij, lirimi i Hasanit u bë pasi që familja siguroi vlerën e kërkuar nga autoritetet serbe rreth 25 mijë euro dorëzani.

Ai tha se me lirimin Hasanit, durimit i erdhi fundi.

“Ende nuk dimë kurgjo, për momentin ende nuk kemi bisedua me vëllain çdo sen na tregon sa ta merr veten pak, se është shumë i lodhur, i rraskapitur ka emocione. Ne  e kemi prit me shumë qef, i ka mungu familjes, shokëve, durimit i erdhi fundi. Tash doli në liri jemi shumë të kënaqur, i falënderojmë bashkëvendësit tanë për kontributin, mediet, bashkëfshatarët na kanë ndihmuar shumë. Erdhi dita që i dorëzuam atje paret dhe na lëshuan vëllai nga atje, diku 25 mijë euro”, tregoi ai.

Gjatë periudhës së burgut, Dakaj tregon se komunikimi me të vëllain ishte i vështirë.

“Me autoritet serbe nuk kemi pas asnjë komunikim vetëm me avokatin mbrojtës që e ka dhënë shteti serb, dmth na ka lajmërua ai, ka biseduar me bashkëshorten e vet ka biseduar Hasani aq, për momentin nuk kemi pas informacione të tjera veç se m’kanë dërgua për në Beograd i ka treguar bashkëshortes”, tha Dakaj.

Ai ka edhe një lutje për të gjithë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ju lutna, rasti i fundit ishalla është i vëllait tim që arrestohet, ata që e ndijnë veten që janë diçka, mos të udhëtojnë nëpër Serbi, sepse nga shkau gjithçka pritet”, tha ai.

Serbia tash e disa kohë ka përpiluar një listë me emra të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po i ndalon në rast se ata kalojnë nëpër territorin e Serbisë./teve1.info/

Share6Tweet4

Postime të ngjashme

KOSTT njofton se është normalizuar furnizimi me energji elektrike

KOSTT njofton se është normalizuar furnizimi me energji elektrike

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Policia me aksion në Podujevë, arreston dy persona të kërkuar

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK thërret konferencë për media në ora 17:00

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, në vizitë zyrtare në Iowa të SHBA-ve

Apeli vërteton dënimin me 25 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit për çështje pronësore

Apeli ia ul dënimin shitësit të armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj

Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Estonisë

Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Estonisë

Irani paralajmëron “surpriza të dhimbshme” ndaj çdo armiku që e sulmon

Irani paralajmëron “surpriza të dhimbshme” ndaj çdo armiku që e sulmon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën