TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hargreaves: Procesi i zbardhjes së fatit të të zhdukurve ka vite që ka ngecur

by Tëvë1
6 muaj ago
1
A A
Hargreaves: Procesi i zbardhjes së fatit të të zhdukurve ka vite që ka ngecur

Procesi drejt kuptimit të fatit të të zhdukurve ka vite e muaj që ka ngecur, ka thënë ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë, ai tha se “duhet të bëhet më shumë menjëherë”. Në konferencën e organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ambasada Britanike me temën “Ndërtimi i Urave: Avancimi i Pajtimit, Dialogut dhe Zërit Qytetas – Çfarë kemi mësuar”, është nderuar Bajram Qerkinaj, i cili ishte zëri i të gjithë familjarëve të të pagjeturve.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves tha se mbetën të përkushtuar për të ndihmuar Kosovën.

“Mbi 1500 njerëz janë ende të zhdukur dhe familjet ende po presin për përgjigje për drejtësi, paqen dhe për qetësi të mendjes. Më bën përshtypje që kudo ku shkojë në Kosovë se sa delikate mbetet besimi dhe se si në shumë vende frika ende i pengon njerëzit për të dëshmuar. Por, familjet kanë të drejtë që të dinë për fatin e më të dashurve të tyre, ata meritojnë veprimet tona dhe të institucioneve. Si Britania e Madhe mbetemi të përkushtuar për t’i ndihmuar Kosovës, sepse të gjithë qytetarët e Kosovës me trashëgiminë e konflikteve të viteve të 90-ta, sepse kjo nuk ka të bëjë vetëm me të shkuarën por edhe me të ardhmen…Edhe unë po shqetësohem se progresi drejt kuptimit të fatit të të zhdukurve ka vite dhe muaj që ka ngecur, që nuk po ecën shpejt sa duhet. Qeveria e Britanisë së Madhe vazhdon të kërkojë në nivelet më të larta këtu dhe në Serbi që mund të bëhet më shumë dhe duhet të bëhet menjëherë”, tha ai.

Ai ka kujtuar Bajram Qerkinaj, për të cilin tha se vdiq pa arritur të sigurojë informacione për djalin e tij.

“Baca Bajram kurrë nuk pushoi së kërkuari djalin e tij të zhdukur që u bë zë i familjeve, i të gjitha komuniteteve në gjithë Kosovën por edhe përtej saj. E di se forca dhe bashkë-dhimbja e tij na ka frymëzuar shumë prej nesh për kaq shumë vite…Zëri i bacës Bajram do të na mungojë thellësisht. Derisa shënojmë Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve të rikujtojmë se të gjithë kemi përgjegjësi të thellë për të vazhduar të qojmë përpara trashëgiminë e bacës Bajram dhe të vazhdojmë për vetëdijesim të hapim dyer duke inkurajuar institucionet e Kosovës dhe në Serbi që të punojnë së bashku për të zhbllokuar pengesat për të ditur të vërtetën”, deklaroi ai.

Edhe Marta Gazideda e cila është menaxhere e programit për qeverisje dhe paqe në UNDP ka kujtuar Qerkinaj, duke thënë se duhet të vazhdohet kërkesa për drejtësi.

 

Tags: Dita e te Zhdukurve ne KosoveJonathan Hargreaves.Teve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi miraton Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Kuvendi miraton Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Kurti pret me ceremoni shtetërore Ramën

Kurti pret me ceremoni shtetërore Ramën

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i dënuari me 2 vite burgim për tentim vrasje

Prattipati uron 18-vjetorin: Kosova vazhdon të ndërtojë të ardhme të sigurt

Prattipati uron 18-vjetorin: Kosova vazhdon të ndërtojë të ardhme të sigurt

Kuvendi miraton Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Kuvendi miraton Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Kurti pret me ceremoni shtetërore Ramën

Kurti pret me ceremoni shtetërore Ramën

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i dënuari me 2 vite burgim për tentim vrasje

Ballkani mposhtet nga Malisheva

Ballkani mposhtet nga Malisheva

Prattipati uron 18-vjetorin: Kosova vazhdon të ndërtojë të ardhme të sigurt

Prattipati uron 18-vjetorin: Kosova vazhdon të ndërtojë të ardhme të sigurt

Zhegrova ftohet për Galatasarayn

Zhegrova ftohet për Galatasarayn

Kurti: Bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri nuk është as i rastësishëm e as i përkohshëm

Kurti: Bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri nuk është as i rastësishëm e as i përkohshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën