TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haradinaj: Vuçiq mban Kurtin në pushtet, ja agjenda ruse që mbështet kryeministri

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Haradinaj: Vuçiq mban Kurtin në pushtet, ja agjenda ruse që mbështet kryeministri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se me gabimet e tij, po favorizon Serbinë dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Haradinaj shprehet se qeveria shfrytëzon popullin, dhe nuk vepron në bazë të interesave të qytetarëve.

“Ajo që i ka ndodhur Kosovës është më e keqja që mund t’i ndodhte. Ata që erdhën në pushtet si populist, pra duke e shfrytëzuar popullin, jo duke i shërbyer, gjatë qëndrimit në pushtet vazhduan me këtë logjikë. Çdo agjendë e vu në shërbim të pushtetit, pa e pasur në interes të parë vetë Kosovën. Për fat të keq, Kosova ka bërë hapa mbrapa në të gjitha ato obligime dhe angazhime të marra, veçanërisht me aleatët tonë të sigurisë”.

Sipas ish-kryeministrit të Kosovës, sulmi dhe veprime të tjera të Serbisë janë pasojë e gabimeve të Kurtit dhe qeverisë që ai drejton. Ndërsa Serbia nga ana tjetër, ndihmohet nga rusët, thotë Haradinaj.

“Serbia e ka doktrinë të vetën interesimin ndaj serbëve të Kosovës sikurse e thonë ata dhe këtë doktrinë e kanë shpërndarë në të gjitha misionet e veta politike, të sigurisë dhe civile. Kanë edhe një hapësirë branda institucioneve të tyre që e shfrytëzojnë edhe rusët. Edhe pse Serbia është palë për këto marrëdhëniet për anëtarësim në BE, prapë Rusia ka akses Brenda Serbisë. Por, Rusia dhe Serbia do ta kishte të pamundur t’i bënte ca veprime, nëse Kosova nuk do të bënte gabimet e veta. Të them të drejtën, ndihmën më të madhe Vuçiçit dhe palëve që dëshirojnë të na rrezikojnë, ua jep pikërisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe qeveria e tij. Me gabimet që ben, u krijon atyre argumente dhe hapësirë, në raste të caktuara deri në mirëkuptim nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë”.

Madje, sipas Haradinaj, presidentit serb i leverdis që në krye të qeverisë së Kosovës të jetë Kurti.

“Pra, Vuçiç është mëse i interesuar për të mbajtur Kurtin në pushtet, pasi duke pasur Kurtin në Prishtinë, atij i arsyetohen veprimet, qofshin ato më të rrezikshmet. Ju e shihni që ata nuk morën një ndëshkim të duhur për sulmin që ndodhi në Banjskë. Serbia nuk mori asnjë sanksion apo ndalim. Shihet se sjellja jonë i ofron hapësirë manovruese Serbisë dhe Vuçiçit deri në mundësinë për të na rrezikuar prapë. Agjenda e Kurtit është të krijojë një hendek mes nesh dhe aleatëve të sigurisë. Por, të qëndruarit në pushtet mund të bëhet edhe në mënyra të tjera. Kurti e ka fokus largimin ose vonesën, që edhe Kosova të bëhet anëtare e NATO-s për shembull”. /Top Channel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Avokati Sallahu: Supremja ua njeh të drejtën për dy pensione veteranëve të UÇK-së

Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma

Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma

Konjufca: Kosova mbetet e angazhuar maksimalisht për avancimin e rrugës evropiane

Konjufca: Kosova mbetet e angazhuar maksimalisht për avancimin e rrugës evropiane

Fillon shpërndarja me postë e gjobave të komunikacionit në Suharekë

Policia në Gjakovë ndalon garat e shpejtësisë, dy shoferëve u pezullohet patenta për një vit

Hamza takon raportuesin e PE-së, Terras: Kosovës i duhen institucione funksionale për rrugën drejt BE-së

Hamza takon raportuesin e PE-së, Terras: Kosovës i duhen institucione funksionale për rrugën drejt BE-së

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

​Shtesat për fëmijë pezullohen pa sqarim, Avokati i Popullit ngre alarmin për diskriminim

​Avokati i Popullit nis hetimet në lidhje me pretendimet për keqtrajtim të të arrestuarve në Gazimestan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën