Në një postim në Facebook, Haradinaj theksoi se beson fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së, shkruan teve1.info
“Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër! Dënimi sotëm i Sali Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi!”, ka shkruar ai në Facebook.
Sot, Salih Mustafa është dënuar me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale.
Mustafa u dënua për tri nga katër aktakuzat për krime lufte që ngarkohej: Ndalim arbitrar (Pika 1), Torturë (Pika 3) dhe Vrasje e paligjshme (Pika 4). Derisa u shpall i pafajshëm për pikën 2-Trajtim mizor. /Teve1.info/