Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se populli i Kosovës është përjetë mirënjohës ushtrisë amerikane e cila në kohën e duhur e kanë dhënë ndihmën e duhur për ta ndalur spastrimin etnik në Kosovë, raporton teve1.info
Në 248 vjetorin e themelimit të ushtrisë amerikane, Haradinaj ka shkruar se Kosova do ta ruaj partneritetin me NATO-n, e veçanërisht me ShBA-në.
“Të drejtën për të jetuar të lirë e kemi arritur falë ndihmës në kohë të duhur të Ushtrisë Amerikane dhe NATO-s, të cilët shpëtuan popullin tonë nga tragjedia dhe spastrimi etnik.
Kosova do të dijë ta ruajë dhe forcojë partneritetin me NATO-n, veçmas me ShBA-të. Populli ynë do të jetë përjetë mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për vendin tonë”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.